
Category: Aktualitet
Ndërtimi i mbikalimeve në aksin rrugor nga Kthesa e Kamzës deri në Qafë Kashar është prioritet dhe puna për ndërtimin e tyre pritet të nisë së shpejti, deklaroi ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot një ndryshim në drejtimin e Ministrisë së Brendshme, duke liruar nga detyra ministrin Besfort Lamallari, i cili do të vijojë angazhimin në Kryeministri, ndërsa në krye të Ministrisë së Brendshme propozoi Ervin Demon.
Klodiana Spahiu u betua këtë të premte si ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Presidenti dhe Themeluesi i ACES Europe, Gian Francesco Lupattelli, së bashku me Komisionin e Vlerësimit, u njohën me të dhëna të detajuara mbi sportin në Elbasan, investimet e kryera, infrastrukturën sportive dhe aktivitetet e zhvilluara në qytet.
Shqipëria synon të përfshijë Inteligjencën Artificiale në proceset e prokurimit publik brenda vjeshtës së vitit 2027, në kuadër të bashkëpunimit me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS).
Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nderuar 2,977 viktimat që humbën jetën.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka kujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nderuar viktimat dhe duke rikonfirmuar solidaritetin e Shqipërisë me popullin amerikan.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha njoftoi sot vendosjen e fluturimeve direkte midis Luksemburgut dhe Tiranës përmes kompanisë “Luxair”.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për bilancin e pagesave tregojnë se vetëm gjatë tremujorit të dytë, flukset e investimeve të huaja direkte arritën në 741 milionë euro, duke u rritur me 86% në raport me të njëjtin tremujor të vitit 2025.
Ministri i Financave, Petrit Malaj reagoi sot lidhur me kallëzimin penal të depozituar ndaj tij, sekretarit të përgjithshëm dhe drejtorëve të Thesarit në të gjithë vendin, për qëndrimin e mbajtur lidhur me zbatimin e vendimeve për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.









