Hoxha pret Mexhitin: Asnjë tymnajë nuk mund të hyjë mes nesh si vëllezër

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në një konferencë për mediet së bashku me Izet Mexhitin, kryetar i Lëvizjes Demokratike dhe kryetar i Komunës së Çairit, iu përgjigj sot interesit të gazetarëve në lidhje me pretendimet rreth një komunikimi të brendshëm mbi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Mexhiti: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë nevojë për institucionet e shtetit shqiptar

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u takua sot me Izet Mexhitin, kryetar i Lëvizjes Demokratike dhe kryetar i komunës së Çairit.

Kadastra prezanton Planin e Integritetit, masa të qarta për parandalimin e korrupsionit

Kadastra Shqiptare shpreh angazhim konkret për të përmirësuar shërbimet dhe për të rritur besimin tek institucionet.

Guri: Bashkëpunimi me Gjermaninë, hap vendimtar për bujqësinë shqiptare drejt standardeve të BE-së

Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Fatmir Guri ka vlerësuar protokollin e bashkëpunimit me Republikën Federale të Gjermanisë si një hap të rëndësishëm dhe konkret për të çuar përpara bujqësinë shqiptare drejt standardeve evropiane.

Gjermania mbështet reformat vendimtare për anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Ambasada gjermane në Tiranë konfirmoi sot se “Gjermania mbështet reformat që janë vendimtare për anëtarësimin në Bashkimin Europian të të gjitha vendeve të rajonit”.

Takime në Tiranë për ICT, theksohet roli i vajzave dhe grave në teknologji

Drejtori i përgjithshëm i Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Bledar Kazia, priti në një takim Cosmas Zavazava, drejtor i International Telecommunication Union (ITU), në kuadër të International Girls in ICT Day 2026 të zhvilluar në Tiranë.

Balla: Shqipëria më pranë se kurrë anëtarësimit në BE

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla informoi se fokusi kryesor i diskutimeve në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar ishte ecuria e reformave dhe avancimi i procesit të integrimit europian të Shqipërisë

Segmenti Kthesa e Bërdicës–Ura e Bahçallëkut, synohet përfundimi para sezonit turistik

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaci, gjatë një inspektimi ditën e sotme në kantier, e cilësoi këtë aks si një nyjë të rëndësishme për hyrjen në qytetin e Shkodrës dhe lidhjen me rajonin.

Mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, në fokus kalendari i reformave integruese

Nën drejtimin e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama u zhvillua sot mbledhja e grupin parlamentar socialist, ku u diskutuan disa çështje me rëndësi për ecurinë e punëve të vendit dhe për organizimin e brendshëm politik.

INSTAT: Ulen aksidentet rrugore në tremujorin e parë 2026

Instituti i Statistikave Kombëtare (INSTAT) publikoi të dhënat për aksidentet rrugore, sipas të cilave gjatë muajit mars 2026 janë regjistruar 89 aksidente, me 117 persona të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur).