
Category: 24/7
Marrëveshja u nënshkrua nga administratori i OBP-së, Jonaid Myzyri, dhe drejtorja e Zyrës së UNOPS për Shqipërinë dhe Kosovën, Sabine Kania.
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të Republikës së Azerbajxhanit z. Fuad Naghiyev, në kuadër të përpjekjeve për të zgjeruar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushën e turizmit.
Kryeministri Rama reagoi sot për rezultatet e testimit PISA 2025 duke u shprehur se Shqipëria ka marrë një dëftesë të jashtëzakonshme për të cilën është punuar shumë fort për një vit të tërë për të adresuar të gjitha pikat e nevojshme.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një videokartolinë nga Gjirokastra, duke sjellë në vëmendje bukuritë dhe atmosferën e qytetit, një prej destinacioneve më të vizituara nga turistët vendas dhe të huaj.
Vendet e BRICS-it synojnë ngritjen e peshës së ekonomive në zhvillim në qeverisjen ekonomike globale me anën e forcimit të bashkëpunimit. Grupi u formua në vitin 2009, me pjesëmarrjen e Brazilit, Rusisë, Indisë dhe Kinës.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja mori pjesë në “Safe Haven Forum” në Zyrih, ku diskutimet u fokusuan te perspektivat globale të ekonomisë, investimet, menaxhimi i risqeve, portofolet dhe identiteti digjital.
Bashkëkryetari socialist i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, deklaroi sot se reforma e re territoriale synon rritjen e funksionalitetit të bashkive dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha priti sot në takim Gjeneral Major Jasper Jeffers, Komandant i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën.
Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, zhvilloi takime me përfaqësues të kompanive spanjolle të pranishme në Shqipëri, si dhe me kompani shqiptare 🇦🇱 që kanë lidhje dhe bashkëpunime ekonomike e tregtare me Spanjën.
Kryeministri Edi Rama njoftoi rritje të ndjeshme, vit pas viti, të buxhetit për mbështetjen e sektorit të teknologjisë dhe inovacionit.









