Rezultatet e PISA-s, Rama: Shqipëria në krye të rajonit në arsimin parauniversitar

Kryeministri Rama reagoi sot për rezultatet e testimit PISA 2025 duke u shprehur se Shqipëria ka marrë një dëftesë të jashtëzakonshme për të cilën është punuar shumë fort për një vit të tërë për të adresuar të gjitha pikat e nevojshme.


Kryeministri Rama reagoi sot për rezultatet e testimit PISA 2025 duke u shprehur se Shqipëria ka marrë një dëftesë të jashtëzakonshme për të cilën është punuar shumë fort për një vit të tërë për të adresuar të gjitha pikat e nevojshme.

Përmes një videomesazhi, Rama thekson se vendi ynë ka riarritur rritjen pas rënies që shkaktoi periudha e pandemisë COVID-19.

Kreu i qeverisë nënvizoi se “kemi dalë si asnjëherë më mirë në testin PISA 2025. Një test i cili përcakton nivelin e të nxënit për fëmijët e arsimit parauniversitar në matematikë, shkencë dhe lexim”.

Ai shton se “kemi bërë një përparim të jashtëzakonshëm pas atij momenti çoroditjeje që shkaktoi Covidi, edhe ku të gjitha vendet në fakt ranë dhe ne patëm një rënie të ndjeshme, e cila na dha një shuplakë pas një periudhe të mëparshme rritjeje të butë, por konstante dhe sot jemi faktikisht të parët në rajon”.

Rama pohon se “sot jemi faktikisht të parët në rajon duke zënë vendin që kemi ambicie të zëmë në çdo drejtim dhe në çdo sektor”

Sipas tij, “ky rezultat i bën një nder shumë të madh jo vetëm qeverisë, por i bën një nder shumë të madh në radhë të parë të gjithë atyre që kanë në duar fëmijët tanë, drejtuesit e shkollave, natyrisht pas mësuesve”.

Gjithashtu, tha Rama ky rezultat “i bën një nder shumë të madh vendit sepse krijon një lehtësi psikologjike prindërve, prindërit e mbytur nga balta dhe jargët të çfarëdolloj dhembjeje në kanalet sociale që ngarkojnë psikologjikisht gjithë popullatën”.

Kryeministri e konsideroi Shkollën e Drejtorëve një histori e qartë suksesi.

Rama tha ndër të tjera se për rezultatin e PISA-s “jo vetëm kemi bërë një kërcim të jashtëzakonshëm pikësh, por kemi gjithashtu lënë pas edhe disa vende, disa vende që sot janë në Bashkimin Europian”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rezultatet e PISA-s, Rama: Shqipëria në krye të rajonit në arsimin parauniversitar

Kryeministri Rama reagoi sot për rezultatet e testimit PISA 2025 duke u shprehur se Shqipëria ka marrë një dëftesë të…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rezultatet e PISA-s, Rama: Shqipëria në krye të rajonit në arsimin parauniversitar

Kryeministri Rama reagoi sot për rezultatet e testimit PISA 2025 duke u shprehur se Shqipëria ka marrë një dëftesë të…