
Category: 24/7
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi priti sot në një takim Gjeneral Major Jasper Jeffers, Komandant i Komandës Qendrore të Operacioneve Speciale të Shteteve të Bashkuara (SOCCENT), dhe njëkohësisht Komandant i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza.
Bashkitë që performojnë më mirë dhe ofrojnë rezultate konkrete për qytetarët do të kenë më shumë mbështetje financiare përmes Grantit të Performancës, bëri të ditur sot ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo.
Kuvendi nisi sot punimet e sesionit të tretë të Legjislaturës XI.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shkrim-Leximit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka prezantuar sot një ekspozitë dokumentare, që ilustron rrugëtimin e gjuhës shqipe, nga alfabeti deri në standardizim.
Me një fond limit prej 20,8 miliardë lekë apo rreth 21 milionë euro, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për zbatimin e këtij projekti që parashikon ndërhyrje tërësore.
Evis Kushi është zgjedhur sot nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë, duke zëvendësuar në këtë detyrë Klodiana Spahiun.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, priti sot në një takim Paolo Zampollin, të dërguarin special të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për Partneritetet Globale.
Administrata publike në Shqipëri synon të kalojë gradualisht drejt automjeteve elektrike, përmes një objektivi që parashikon që 100% e automjeteve të lehta të reja të prokuruara nga institucionet publike të jenë automjete elektrike ose hibride plug-in.
Kryeministri Edi Rama, bëri të ditur sot se ka nisur integrimi i modeleve të inteligjencës artificiale në administratën publike.
Presidenti Bajram Begaj, në një mesazh në nisje të sesionit të ri parlamentar, bëri sot thirrje për bashkëpunim, angazhim dhe dialog.









