
Category: 24/7
Presidenti Begaj pranoi Letrat Kredenciale të Nuncit të ri Apostolik në Shqipëri, Imzot Mirosław Adamczyk, duke i uruar suksese në përmbushje të misionit të tij diplomatik në vendin tonë.
Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU), pjesë e OSHEE Group, ka nisur zbatimin e skemave të reja lehtësuese për shlyerjen me këste të detyrimeve të prapambetura nga faturat e energjisë elektrike. Skema përfshin detyrimet e krijuara deri më 31 dhjetor 2024 dhe synon të ndihmojë klientët në përballimin e debive të akumuluara.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilloi sot një takim me delegacionin e Drejtorisë së Përgjithshme për Tatimet dhe Bashkimin Doganor në Komisionin Europian (DGTAXUD), me fokus vlerësimin e kapaciteteve të Administratës Doganore Shqiptare në kuadër të procesit të integrimit europian.
Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot në Kushtetuese ankesën lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës
Deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi deklaroi sot nga Kryesia e Kuvendit ku zhvilloi mbledhjen grupi parlamentar i PS, se forca e saj politike mbështet rezolutën ndaj dhunës kundër grave dhe vajzave në politikë dhe në jetën publike, e bërë publike nga Partia Popullore Evropiane.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se tregu i furnizimit me energji është rregulluar, duke lejuar klientët me tension të mesëm dhe të lartë të operojnë në tregun e lirë të energjisë.
Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministri Edi Rama, deklaroi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste se prezumimi i pafajësisë është parakusht absolut i çdo hetimi dhe procesi gjyqësor dhe një vijë e prerë ndarëse mes demokracisë dhe diktaturës, mes drejtësisë dhe arbitraritetit.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste se “ndërtimi i portit të ri tregtar dhe ushtarak në Porto Romano do të trefishojë kapacitetet portuale të vendit dhe do të krijojë një zonë të lirë ekonomike, duke hapur rrugën për ndërtimin e dy porteve të reja të thata në Prishtinë dhe Shkup”.
Kina po kërkon të forcojë bazën ligjore për avancimin e zhvillimit me cilësi të lartë dhe prosperitetit të përbashkët midis 56 grupeve etnike, me një projektligj mbi nxitjen e unitetit etnik dhe progresit, të paraqitur ligjvënësve kombëtarë për shqyrtim në sesionin vjetor që po zhvillohet në Pekin.
Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, u prezantua sot raporti i pesë anëtareve të PS-së në Këshillin e Mandateve në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.









