Fidel Ylli zgjidhet President Nderi i ACES Europe për vendet e Ballkanit
Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli, është zgjedhur President Nderi i ACES Europe për vendet e Ballkanit, me propozim të presidentit të kësaj organizate, Gian Francesco Lupatelli.

Ky vlerësim i është dhënë Yllit në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij në promovimin e sportit dhe të nismës së Qyteteve Europiane të Sportit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.
Sipas KOKSH-it, ky vlerësim forcon bashkëpunimin rajonal dhe dëshmon rëndësinë e sportit si një urë lidhëse mes qyteteve, komuniteteve dhe vendeve, në frymën e vlerave olimpike dhe europiane.
Fidel Ylli ka promovuar nismën e Qyteteve Europiane të Sportit, ku përfshihen Tirana, e shpallur “Kryeqyteti Europian i Sportit”, si dhe Vlora, Shkodra, Korça, Prishtina, Plovdivi dhe Ferizaj, të vlerësuara si Qytete Europiane të Sportit.

Ky angazhim synon të nxisë zhvillimin e sportit, të forcojë bashkëpunimin mes vendeve të rajonit dhe të promovojë aktivitetin fizik si pjesë të rëndësishme të jetës së komuniteteve.
Burimi ATSH