Koçiu: Shqipëria nuk është vetëm zemërimi që shohim në ekran, por edhe puna që nuk e shohim

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu vlerësoi sot punën e punonjësve të administratës publike dhe të shërbimeve ndaj qytetarëve, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre të përditshëm, edhe në situata të tensionuara.


Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu vlerësoi sot punën e punonjësve të administratës publike dhe të shërbimeve ndaj qytetarëve, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre të përditshëm, edhe në situata të tensionuara.

Në një videomesazh, Koçiu u ndal te puna e mjekëve, infermierëve, mësuesve, punonjësve socialë, policëve, zjarrfikësve, ekipeve të urgjencës, si dhe punonjësve që kujdesen për pastrimin dhe mirëmbajtjen e qyteteve.

“Mes zhurmës së këtyre ditëve, sot dua të flas për njerëzit që nuk bëjnë zhurmë. Për ata që çdo mëngjes shkojnë në punë dhe vazhdojnë t’u shërbejnë qytetarëve”, tha ajo.

Për mjekun, infermierin, mësuesin, punonjësin social, policin, zjarrfikësin, ekipet e urgjencës, për punonjësit që pastrojnë rrugët herët në mëngjes, për ata që riparojnë çdo dëm nga kaosi i një dite më parë. Dhe për ata që kujdesen që Tirana të zgjohet më e pastër, më e rregullt”, u shpreh Koçiu.

Ajo vlerësoi gjithashtu punën e punonjësve të administratës publike, veçanërisht të atyre që angazhohen për reforma dhe projekte larg vëmendjes publike, si dhe të ekipit negociator me Bashkimin Evropian.

“Këta janë njerëzit e administratës publike që vazhdojnë punën edhe kur rreth tyre ka tension. Dhe, sidomos, për shumë të rinj në administratën tonë që punojnë larg vëmendjes deri vonë mbi reforma dhe projekte, të cilat janë duke ndryshuar vendin”, vijoi Koçiu.

“Për ekipin që negocion çdo ditë me Bashkimin Evropian për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen evropiane. Puna e tyre nuk bëhet gjithmonë lajm, por pa punën e tyre shteti nuk funksionon”, u shpreh zëvendëskryeministrja.

Koçiu theksoi se protestat, kritikat dhe mendimi ndryshe janë të drejta, por sipas saj, ato nuk duhet të shoqërohen me kërcënime dhe fyerje ndaj punonjësve që kryejnë detyrën e tyre.

“Të protestosh është e drejtë, të kritikosh është e drejtë, të mendosh ndryshe është e drejtë, por askush nuk duhet të ndihet i kërcënuar apo i fyer sepse bën me ndershmëri punën e vet dhe është krenar për të. Sepse Shqipëria nuk është vetëm zemërimi që shohim në ekran. Shqipëria është edhe puna që nuk e shohim. Është përgjegjësia, përkushtimi, shërbimi”, shkroi ajo.

Koçiu falënderoi të gjithë punonjësit që vijojnë punën çdo ditë, pavarësisht sulmeve, linçimeve dhe ofendimeve.

“Prandaj, sot dua t’u them faleminderit të gjithëve atyre që vijojnë punën çdo ditë, pavarësisht sulmeve, linçimeve dhe ofendimeve. Faleminderit për profesionalizmin dhe për durimin! Puna dhe kontributi juaj kanë vlerë, dhe këtë duhet ta themi më shpesh”, përfundoi Koçiu.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

DPA në Prishtinë, nis zbatimi i marrëveshjes me Institutin e Historisë së Kosovës

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Instituti i Historisë së Kosovës “Ali Hadri” nisin zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, me…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

DPA në Prishtinë, nis zbatimi i marrëveshjes me Institutin e Historisë së Kosovës

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Instituti i Historisë së Kosovës “Ali Hadri” nisin zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, me…