
Category: 24/7
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mori sot detyrën nga paraardhësi i saj Igli Hasani, në një ceremoni të organizuar në ambientet e ministrisë.
Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u betua sot në Presidencë në mandatin e dytë radhazi në dy detyrat në kabinetin qeverisës.
Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos zhvilloi sot një takim me drejtorin e përgjithshëm të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Florenc Spaho dhe mjeken pediatrike onkohematologe, prof. asoc. Donjeta Bali.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u betua sot në Presidencë në këtë detyrë si pjesë e kabinetit qeverisës të Kryeministrit Edi Rama.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji zhvilloi një takim me zëvendëskomandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar Aleate në Napoli, gjenerallejtënant Peter Scott.
Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s i kanë dërguar letra falënderimi Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pas organizimit të suksesshëm dhe historik të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë.
Presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi të premten një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan Donald Trump.
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot ndërmarrjen e një reforme për prefekturat, të cilën sipas tij, “do ta bashkudhëheqë në konceptim ministrja e Punëve të Brendshme dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor”.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu e cila mori detyrën sot u shpreh se do të çojë përpara të gjitha punët dhe detyra që kryeministri i ka ngarkuar.
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot ministren e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, në një ceremoni të organizuar në ambientet e kësaj ministrie.









