Ambasadori i Spanjës takon ministrin Salla

Dje, ambasadori spanjoll në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura, u takua me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Andis Salla.

Gogu: Asnjë sekondë për të humbur në avancimin e agjendës evropiane

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu zhvilloi një takim me anëtarë të tjerë të Parlamentit Evropian, përfshirë Marco Tarquinio-n, bashkëkryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri si dhe raporterin e PE për Shqipërinë, Andreas Schieder.

Etjen Xhafaj emërohet në krye të Postës Shqiptare

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj emëroi sot Etjen Xhafajn në krye të Postës Shqiptare. Ai zëvendëson në këtë post Ardit Demirin.

Malaj: 33% e buxhetit mbështetje për sektorët prioritarë dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se 33% e shpenzimeve totale publike do të destinohen për mbështetje buxhetore ndaj sektorëve prioritarë, duke u përqendruar në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe forcimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

Shqipëria drejt BE-së, KPSA vlerëson reformat dhe angazhimin parlamentar

Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, Taulant Balla dhe Marco Tarquinio, në një deklaratë të përbashkët në përfundim të këtij takimi, vunë theksin te reformat që ende janë shumë të nevojshme për ta çuar Shqipërinë edhe më pranë BE-së.

Lamallari dhe Ibrahimaj: Kodi i ri Penal do të mbrojë ekonominë reale dhe sipërmarrjen

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj morën pjesë në një tryezë konsultimi me shoqata të biznesit për të diskutuar draftin e ri të Kodit Penal që po përgatitet.

Bajraktari në krye të DPSHTRR-së, Balluku: Vazhdojmë modernizimin e transportit rrugor

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi sot Kreshnik Bajraktarin në detyrën e drejtorit të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), duke vlerësuar transformimin e këtij institucioni në vite dhe sfidat për rritjen e mëtejshme të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.

Gonxhja në Dubai: Ura bashkëpunimi në fushën e sporteve elitare

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja takoi në Dubai, ministrin e Sporteve të Emirateve të Bashkuara Arabe, H.E. Ahmad Belhoul Al Falasi.

Forumi i Zhvillimit të Medias, Tarran: Objektiv, arritja e një mjedisi mediatik të pavarur

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran theksoi sot rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë së medieve dhe rolin e tyre në forcimin e demokracisë.

Manja: Reforma në drejtësi, më e thella në 30 vitet e fundit me arritje të prekshme

Kryetari i Komisionit për Çështjen Ligjore dhe Administratën Publike, Ulsi Manja, tha sot se “grup-themeloret ngelen kapitulli më i rëndësishëm i negociatave me Bashkimin Europian që është i hapur dhe do të mbyllet i fundit sepse shteti i së drejtës është parakushti për çdo demokraci moderne”.