Znj. Peng Liyuan merr pjesë në aktivitetin e përbashkët për bashkëshortet e liderëve në samitin e OBSh-së

Peng Liyuan, bashkëshortja e presidentit kinez Xi Jinping, mori pjesë në një aktivitet të organizuar në Bishkek nga Aigul Japarova, bashkëshortja e presidentit kirgizistanas, për të gjitha bashkëshortet e liderëve pjesëmarrës në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) të vitit 2026.

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos listëpagesat, miraton shtesë fondesh për çerdhet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka miratuar sot vendimet e para nga IEVP Durrës, ku ndodhet në paraburgim prej 19 muajsh.

Hoxha nga Forumi Strategjik i Bledit: Zgjerimi e bën BE-në më të fortë dhe më të bashkuar

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në panelin mbi “Zgjerimin si Mjeti i Ardhshëm Gjeopolitik i Evropës” në Forumin Strategjik të Bledit, së bashku me Komisioneren Marta Kos.

Të ardhurat tatimore arrijnë në 41,3 miliardë lekë në gusht, rritje 11,2% në një vit

Të ardhurat totale neto të administruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve arritën në 41,3 miliardë lekë gjatë muajit gusht 2026, duke tejkaluar planin mujor dhe nivelin e arkëtimeve të së njëjtës periudhë të një viti më parë.

Hoxha në Forumin Evropian Alpbach: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës

Me ftesë të Ministres së Jashtme austriake, Beate Meinl-Reisinger, Ministri Ferit Hoxha mori pjesë në Forumin Evropian Alpbach në Austri, ku iu bashkua panelit të diskutimit “Aftësia dhe Ripërtëritja: Mobilizimi i Fuqisë së Evropës për të Vepruar”.

Rama pret kampionin e boksit Nelson Hysa

Kryeministri Edi Rama mikpriti sot në zyrën e tij boksierin shqiptar të peshave të rënda, Nelson Hysa, pas mbrojtjes me sukses të titullit WBO në përballjen me boksierin norvegjez Thomas Narmo.

Briken Calja i artë në “Taranto 2026”, vendos rekord të ri mesdhetar në shkëputje

Peshëngritësi Briken Calja ka fituar medaljen e artë në stilin e shkëputjes, në peshën 75 kg, në edicionin e 20-të të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

Gonxhja: Plazhet publike zgjerohen me 67%, frenohen abuzimet me çmimet

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se numri i parcelave të stacioneve të plazheve publike është rritur me 67% këtë sezon, ndërsa sipërfaqja e tyre është zgjeruar me mbi 10% në të gjithë vendin, sa i takon vijës bregdetare, lumore dhe liqenore.

BSH: Besimi në ekonomi u rrit 1,8 pikë në gusht, kryeson ndërtimi

Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) u rrit me 1,8 pikë në gusht, duke qëndruar 7,4 pikë mbi mesataren historike.

Edicioni i 12-të i “Beach Tenis”, Rama: Nxitje kulturës së tenisit te brezat e rinj

Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga zhvillimi i këtij turneu në bregdet