Hoxha takim me homologun slloven: Të përkushtuar për të ruajtur ritmin e reformave drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi sot një takim në Bled, Slloveni me homologun slloven, Tone Kajzer.

Hoxha takohet me ministren Meinl-Reisinger: Austria, mbështetëse e palëkundur e Shqipërisë drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një takim me ministren e Jashtme austriake, Beate Meinl-Reisinger, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Evropian në Alpbach (Austri).

Rama: 20 shkolla në Tiranë pajisen me kamera inteligjente për rritjen e sigurisë, zotim i mbajtur

Kryeministri Edi Rama bëri sot të ditur ditur se 20 shkolla në Tiranë janë pajisur me kamera inteligjente, në kuadër të projektit Smart City, për forcimin e sigurisë në institucionet arsimore.

Rama në gjimnazin “Partizani”: Kamerat inteligjente, hap i ri për sigurinë në shkolla

Kryeministri Rama vizitoi sot gjimnazin historik “Partizani”, së bashku me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro, ku u njoh nga afër me përgatitjet për vitin e ri mësimor, kushtet e krijuara në shkollë dhe zbatimin e projektit “Smart City”, pjesë e të cilit janë edhe kamerat inteligjente për rritjen e sigurisë në mjediset shkollore.

“Forbes”: Tirana shpallet qyteti më ekonomik i Evropës për t’u vizituar në shtator

Shqipëria vijon të tërheqë vëmendjen e medieve dhe ekspertëve ndërkombëtarë të turizmit, jo vetëm për bukuritë e saj natyrore dhe potencialin në rritje si destinacion turistik, por edhe për çmimet konkurruese që ofron, shkruan Rebecca Ann Hughes në edicionin argjentinas të revistës prestigjioze “Forbes”.

“Style Magazine”: Berati, mes historisë, aventurës dhe verërave të shkëlqyera

Nga qyteti historik i “një mbi një dritareve” te kanionet e Osumit dhe vreshtat e kodrave përreth, Berati ofron një kombinim të rrallë të historisë, aventurës, gastronomisë dhe mikpritjes, duke u shndërruar në një destinacion gjithnjë e më tërheqës për turistët ndërkombëtarë, shkruan Pier Andrea Canei në një artikull të botuar në median italiane “Style Magazine”.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet kandidaturën e Ambasador Bekim Sejdiu për President të Republikës së Kosovës

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), duke ndjekur zhvillimet lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm të Republikës së Kosovës, shpreh mbështetjen e tij për kandidaturën e Ambasador Prof. Dr. Bekim Sejdiut për këtë detyrë të lartë shtetërore.

Bashkëshortja e presidentit kinez Peng Liyuan viziton Muzeun Historik Kombëtar të Kirgizistanit

Peng Liyuan, bashkëshortja e presidentit kinez Xi Jinping, dhe Aigul Japarova, bashkëshortja e presidentit kirgizistanas Sadyr Japarov, vizituan të hënën Muzeun Historik Kombëtar të Republikës së Kirgizistanit.

Malaj: Luftë evazionit, por korrektësi dhe transparencë ndaj qytetarëve e bizneseve

Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi takime me drejtuesit rajonalë të administratës tatimore dhe doganore, me fokus diskutimin e objektivave për periudhën në vijim dhe rritjen e standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve dhe bizneseve.

“Dyfisho Sipërmarrjen”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për aplikimet e bizneseve për kredi

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tha se portali do të shërbejë si një pasqyrë e procesit të aplikimit, duke u dhënë bizneseve mundësinë të informohen në çdo moment se në çfarë faze ndodhet aplikimi i tyre.