
Category: 24/7
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në punimet e Forumit të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL), i cili po zhvillohet në Vjenë, Austri.
Sot në Qendrën për Hapje dhe Dialog, u zhvillua aktiviteti “Diplomacia dhe Kultura”, me praninë e Ambasadorit të Italisë në Shqipëri, Marco Alberti.
Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, zhvilloi një takim me ambasadorin e Katarit në Shqipëri, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari.
Kryeministrit Edi Rama iu akordua sot medalja “Zayed” nga presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed bin Zayed al Nayan.
Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) prezantoi sot 13 programe Bachelor të zhvilluara dhe të unifikuara në bashkëpunim me Universitetin BOKU të Vjenës, një nga institucionet më prestigjioze në Austri dhe Evropë.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, reagoi në rrjetin social X pas sulmit të fundit masiv që Rusia ndërmori kundër Ukrainës, i cili përfshiu përdorimin e dronëve dhe raketave balistike.
Mozaiku “Dielli i ditës tjetër”, i artistes Blerta Kambo, i cili ndërthur trashëgiminë kulturore me ndërgjegjësimin shëndetësor, do të qëndrojë në pjesën lindore të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (AQShF).
Regjistrimi fillestar i pasurive të paluajtshme mbetet një nga shtyllat kryesore të reformës kadastrale dhe aktualisht ky proces po shkon drejt përmbylljes në shkallë kombëtare, bëri të ditur Kadastra Shqiptare.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur se po vijon shpërndarja e bazës ushqimore për gjënë e gjallë në zonat e prekura nga reshjet intensive të ditëve të fundit, pas verifikimeve të kryera në terren dhe vlerësimit të nevojave të evidentuara nga strukturat përgjegjëse.
Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC) vlerësoi Administratën Doganore Shqiptare me çmimin e vendit të parë për këtë vit, duke theksuar bashkëpunimin e suksesshëm ndërkufitar dhe shkëmbimin efektiv të informacionit mes autoriteteve doganore.









