Mbyllja e aksit Librazhd-Pogradec, Kozeli: Ka rrëshqitje të tokës, presim rekomandimet nga shërbimi gjeologji

Prej më shumë se 24 orësh, lidhja e vetme nga Tirana drejt Korçës është përmes aksit Maliq–Moglicë–Gramsh, për shkak të dëmtimeve të rënda që pësoi rruga Librazhd-Pogradec.


Prej më shumë se 24 orësh, lidhja e vetme nga Tirana drejt Korçës është përmes aksit Maliq–Moglicë–Gramsh, për shkak të dëmtimeve të rënda që pësoi rruga Librazhd-Pogradec.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bllokoi tërësisht qarkullimin në këtë aks, jo vetëm për automjetet, pro edhe për këmbësorët.

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, ndërsa inspektoi situatën tha pvr mediet se rruga Librazhd-Pogradec aktualisht është përfundimisht e papërdorshme për qarkullim dhe gjendja e saj vijon të degradohet, pavarësisht përpjekjeve të kompanisë kontraktore “ANK” të lotit ku kanë ndodhur dëmtimet më të rënda, për ta rikthyer në normalitet.

Ai informoi se gjatë gjithë mbrëmjes është vijuar me punimet nga ana e kontraktorit dhe ka pasur ritme të mira.

“Ura dhe terreni kanë patur lëvizje edhe gjatë mbrëmjes; ura paraqitet në një plan zhvendosje 40 cm, 7 cm nga dita e djeshme”, informoi kreu i ARRSH.

Sipas tij, kontraktori vijon punimet intensivisht, por aksi vijon të jetë i mbyllur. Kozeli njoftoi se ka shpresa të hapet ditën e nesërme.

“Jemi në pritje të rezultateve dhe rekomandimeve të shërbimit gjeologjik shqiptar. Rezultatet paraprake tregojnë se ka një plan rrëshqitjeje deri në 7 metra. ky sezon dimëror ka qenë jashtë normales; çdo vit në këtë sezon të vitit ka probleme të rrëshqitjeve, por si kurrë më parë kemi qenë 3 muaj pa ndërprerje shirash”, theksoi kreu i ARRSH.

Kozeli informoi se gjithë dokumentacioni është i rregullt nga ana e kontraktorit.

“Raporti i shërbimit gjeologjik do të na japë rekomandimet për masat që duhet të ndërmarrim; më pas mblidhemi me këshillin teknik dhe të adresojmë zgjidhjen. Ura është e vitit ’97 dhe me dëmtimet që ka pësuar këto ditë e bën më të degraduar dhe jashtë funksionit”,-tha Kozeli.

ARRSH rekomandoi mbrëmjen e djeshme se drejtuesit e mjeteve duhet të përdorin rrugët Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan dhe Qafthanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë, ndërsa drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, duhet të përdorin rrugët në Pikën doganore Qafë Thanë – Maqedoni dhe Pikë doganore të Bllatës – Rruga e Arbrit.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj: Bashkëpunimi rajonal, element kyç për stabilitetin dhe zhvillimin evropian

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Eurorajonit Adriatiko-Jonian,…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj: Bashkëpunimi rajonal, element kyç për stabilitetin dhe zhvillimin evropian

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Eurorajonit Adriatiko-Jonian,…