Shqipëria dhe ShBA zgjerojnë bashkëpunimin në kapacitetet kibernetike ushtarake

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu njoftoi sot një hap të ri në bashkëpunimin ushtarak mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me fokus në zhvillimin e kapaciteteve kibernetike.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu njoftoi sot një hap të ri në bashkëpunimin ushtarak mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me fokus në zhvillimin e kapaciteteve kibernetike.

Ky bashkëpunim synon jo vetëm forcimin e aftësive teknologjike dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike, por edhe shkëmbimin e eksperiencës dhe përforcimin e bashkëpunimit në kuadër të standardeve të NATO-s.

Si pjesë e këtij procesi, personeli civil dhe ushtarak i Qendrës Operacionale Kibernetike – Komanda Kibernetike dhe Ndërlidhjes po ndjek një trajnim intensiv dyjavor, i drejtuar nga njësitë amerikane Multi-Domain Task Unit dhe II Marine Expeditionary Force Information Group.

Trajnimi përfshin tematika të avancuara mbi mbrojtjen kibernetike, menaxhimin e incidenteve dhe rritjen e kapaciteteve operative në ambientet digjitale.

Ministri Vengu theksoi se ky bashkëpunim i zgjeruar është një dëshmi e angazhimit të Shqipërisë për të qenë pjesë e një sistemi mbrojtjeje të integruar dhe modern, duke u mbështetur në standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira të NATO-s

Burimi ATSH

Hoxha në Bullgari: Zgjerimi i BE-së, investim strategjik për sigurinë e Evropës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha gjatë vizitës në Bullgari ishte i ftuar nga ECFR (Këshilli Evropian…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha në Bullgari: Zgjerimi i BE-së, investim strategjik për sigurinë e Evropës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha gjatë vizitës në Bullgari ishte i ftuar nga ECFR (Këshilli Evropian…