Kushi: Integrimi evropian duhet të ndihet në jetën e çdo qytetari

Integrimi evropian i Shqipërisë nuk është vetëm një proces institucional, por një rrugëtim që duhet të përkthehet në përmirësime konkrete në jetën e qytetarëve.


Integrimi evropian i Shqipërisë nuk është vetëm një proces institucional, por një rrugëtim që duhet të përkthehet në përmirësime konkrete në jetën e qytetarëve.

Nënkryetarja e Kuvendit, Evis Kushi e bëri këtë deklaratë gjatë fjalës së saj në Forumin Qytetar për rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ku morën pjesë përfaqësues të Parlamentit Evropian, ekspertë dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Kushi theksoi se Evropa përfaqëson një hapësirë vlerash, ku në qendër qëndrojnë dinjiteti i qytetarit, demokracia, shteti i së drejtës dhe mundësia për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

“Rruga e Shqipërisë drejt Evropës është në thelb rruga jonë drejt një demokracie gjithnjë e më të fortë, drejt institucioneve gjithnjë e më të besueshme dhe drejt një shoqërie ku çdo qytetar duhet të ndihet pjesë e së ardhmes që po ndërtojmë”, tha ajo.

Duke iu referuar ecurisë së procesit të integrimit, Kushi kujtoi se Shqipëria mori statusin e vendit kandidat në vitin 2014 dhe hapi negociatat e anëtarësimit në vitin 2022. Në tetor 2024 u hap grupi i parë i kapitujve, ndërsa aktualisht, sipas saj, Shqipëria ka përfunduar procesin e hapjes së të gjithë kapitujve dhe ka mbyllur tre prej tyre: “Shkenca dhe kërkimi”, “Arsimi dhe kultura” dhe “Marrëdhëniet ndërkombëtare”.

“Integrimi evropian nuk është vetëm një proces që zhvillohet në institucione. Është një proces që duhet të ndihet në jetën e çdo qytetari”, u shpreh Kushi.

Ajo theksoi se ky proces merr kuptim kur të rinjtë kanë më shumë mundësi për të ndërtuar të ardhmen në vend, studentët përfitojnë nga arsimi, sipërmarrësit kanë një mjedis më të drejtë dhe të parashikueshëm, ndërsa fermerët kanë mundësi të zhvillojnë aktivitetin e tyre.

Në forum foli edhe përfaqësuesi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Andre Rizzo, i cili vlerësoi ecurinë e Shqipërisë në procesin e negociatave, por nënvizoi se mbetet ende punë për t’u bërë.

“Shqipëria vazhdon të ecë përpara me shpejtësi në procesin e anëtarësimit. Ajo hapi të gjithë kapitujt e negociatave më pak se dy vjet më parë dhe tashmë ka filluar mbylljen e përkohshme të disa prej tyre”, tha Rizzo.

Ai përmendi gjithashtu objektivin e Shqipërisë për përfundimin e negociatave deri në vitin 2027, duke theksuar se, krahas arritjeve, “mbetet ende shumë për të bërë”. Sipas Rizzos, ruajtja e ritmit të reformave dhe marrja në konsideratë e zërit të qytetarëve janë të rëndësishme për procesin e integrimit.

“Ky forum krijon një hapësirë që ju si qytetarë të dëgjoheni nga parlamentarët tuaj kombëtarë dhe anëtarët e Parlamentit Evropian, si dhe të formësoni procesin e zgjerimit”, tha ai.

Rizzo nënvizoi se procesi i anëtarësimit synon rezultate konkrete për qytetarët, përfshirë përdorimin efikas të fondeve publike, shërbime cilësore në arsim, shëndetësi dhe transport, akses në drejtësi brenda afateve të arsyeshme, respektimin e të drejtave themelore dhe të drejtave të pronësisë, si dhe mbrojtjen e pyjeve dhe habitateve natyrore.

Rizzo u ndal edhe te roli i Kuvendit si institucion ligjvënës dhe përfaqësues në përfshirjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve në procesin e integrimit evropian.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Bashkëpunim i ri shkencor mes Shqipërisë dhe Izraelit, firmoset marrëveshja mes dy akademive

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi priti në vizitë zyrtare dyditore një delegacion të Akademisë së Shkencave…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Bashkëpunim i ri shkencor mes Shqipërisë dhe Izraelit, firmoset marrëveshja mes dy akademive

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi priti në vizitë zyrtare dyditore një delegacion të Akademisë së Shkencave…