ARRSH: Rrëshqitje dherash dhe inertesh në disa akse rrugore

ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.


Në të gjithë territorin e vendit gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut duke sjellë rënie gurësh, inertesh dhe prezencë uji në trup të rrugës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se reshje dëbore ka pasur në zonën veriore, në lartësi mbi 1100 m, konkretisht në akset: Bogë-Theth, Hani i Hotit-Vermosh, Surel-Qafë Priskë-Qafë Mollë, Elbasan-Gjinar, Ibë-Krrabë-Elbasan, Qafë Mali-Fierzë.

Akset që kanë pasur probleme janë Qafë Dushk-Sevaster (km 10-11) ku qarkullimi kryhet me një korsi për shkak të ngushtimit të rrugës. Në Valare-Erind-Çajup (km 7+600) ka rrëshqitje aktive, aksi është i bllokuar në këtë vend dhe po punohet për hapjen.

Në aksin Korçë-Dardhë (km 9+00) ka shkarje anësore e trupit të rrugës, situata po monitorohet. Në aksin Përmet-Tre Urat (Ura e Petranit) ka shkarje masive aktive, zgjerim i çarjes rreth 10 cm. Në rrugën Librazhd-Qafë Thanë ka rrëshqitje dherash, ndërkohë pastrimi i rrugës është në proces.

Ndërsa në Skuraj-Peshkopi ka rënie gurësh e inertesh, grupet e punës po punojnë për pastrimin e saj.

Në Dushaj-Lekbibaj ka rënie masivi shkëmbor në orët e para të mëngjesit, ndërsa qarkullimi vijon me kujdes.

Në Shkalla e Zezë (Gjirokastër) ka rrugë një kalimshe dhe kërkohet vëmendje e shtuar nga drejtuesit e mjeteve. Në Llogora ka mjegull të dendur.

Kontraktorët me mjete dhe punëtorë janë në terren pa ndërprerje për të bërë pastrimin e akseve rrugore.

ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Komisioni Evropian pritet të mbështesë zyrtarisht afatin e vitit 2027 për anëtarësimin e Shqipërisë

Komisioni Evropian po punon për përfundimin e procesit të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në dhjetor…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komisioni Evropian pritet të mbështesë zyrtarisht afatin e vitit 2027 për anëtarësimin e Shqipërisë

Komisioni Evropian po punon për përfundimin e procesit të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në dhjetor…