Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Veliaj: Do bëj çdo gjë që puna të vijojë në Tiranë

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj reagoi sot pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vendosi rrëzimin e shkarkimit të tij nga detyra.


Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj reagoi sot pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vendosi rrëzimin e shkarkimit të tij nga detyra.

Me anë një postimi në rrjetet sociale përmes avokatëve të tij, Veliaj u shpreh se, vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte një vendim për t’i kthyer atij mandatin, por për t’ua kthyer atyre që ju përket, popullit të Tiranës.

Veliaj nënvizoi se, ky nuk është një vendim për një njeri, por për demokracinë shqiptare, për votën e lirë dhe për çdo qytetar që beson se pushteti buron nga populli dhe i përket atij.

Veliaj theksoi se, Gjykata Kushtetuese rivendosi jo thjesht një mandat, por dinjitetin e ligjit dhe besimin se shteti ka ende busull.

“E drejta mund të vonojë, por nuk harron”, shtoi Veliaj.

Duke falënderuar çdo qytetar të Tiranës, Veliaj u shpreh do të bëjë çdo gjë që është në dorën e tij që puna të vijojë, dhe do të kërkojë pa u ndalur që të mos pengohet në ushtrimin e mandatit që qytetarët i kanë besuar.

Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë kryebashkiakut Veliaj të vijojë detyrën si kryetar i bashkisë së Tiranës.

Gjithashtu, gjykata vendosi shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave “Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për masën e sigurisë “arrest në burg”, kërkuar nga SPAK.

Veliaj akuzohet në 9 raste për korrupsion pasiv. Gjithashtu akuzohet për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre si dhe futjen e sendeve të paligjshme në burg.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë