Njehsimi i programit të Universitetit Bujqësor me atë të Vjenës, Rama: Me rëndësi për çështje kyçe të vendit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive, për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.


Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive, për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Duke folur për vizionin “Bujqësia 2030″, Rama theksoi se ka përfunduar procesi i reformës së shkruar për të njehsuar programet e Universitetit Bujqësor me Universitetin Boku të Vjenës.

“Kemi një situatë shumë pozitive që lidhet me të nesërmen e bujqësisë në aspektin e edukimit”, tha kryeministri.

Rama theksoi se, “ka përfunduar procesi i reformës së shkruar për të njehsuar programet e Universiteti Bujqësor me Universitetin Boku të Vjenës që praktikisht do të bëjë që të dyja universitetet të funksionojnë më të njëjtat programe dhe do të bëjë që në vitet në vijim studentët shqiptarë që do të hyjnë në Universitetin Bujqësor të Tiranës të kenë një arsimim njësoj si studentët në Vjenë dhe deri në pastaj, shkrirjen e plotë ku diplomat e Tiranës dhe Vjenës do të jenë faktikisht e njëjta diplomë dhe do të kenë të njëjtën vlerë në të gjithë botën e Bashkimit Evropian”.

Rama u shpreh se, “ky është një revolucion i madh edhe për faktin se Universiteti Bujqësor do të bëhet gjithmonë e më shumë universiteti më i rëndësishëm i Shqipërisë për shkak të funksioneve që kryejnë njerëzit që dalin nga ai universitet për një vend si Shqipëria në BE”.

“Funksione që kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore, funksione që kanë të bëjnë me mjedisin, me ujin, me gjithë një gamë, me tregun etj. Një gamë problematikash dhe çështjesh që janë kyҫe për një vend në BE. Dhe pa to nuk ke ku shkon fare”, tha Rama.

Kështu që, shtoi Rama, “kërkesa për njerëz të diplomuar në ato fusha do të bëhet gjithmonë e më e madhe dhe uroj dhe shpresoj që ky mesazh dhe kjo përpjekje të arrijë në sa më shumë veshë dhe të perceptohet sa më drejtë nga ata që do t’i drejtohen dyerve të universitetit në shtator apo në vitet në vijim”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria dhe MV sistem me një ndalesë në pikat kufitare, Lamallari: Fitojnë qytetarët dhe ekonomia

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Punëve…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe MV sistem me një ndalesë në pikat kufitare, Lamallari: Fitojnë qytetarët dhe ekonomia

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Punëve…