Rama në Spitalin Veterinar në Tiranë: Një kryevepër humanizmi, sipërmarrjeje rinore dhe arkitekture

“Vet Hospital”, spitali i parë veterinar në vend dhe ndër më të mëdhenjtë e më të mirët në Europë për kujdesin ndaj kafshëve


Kryeministri Edi Rama vizitoi dje Spitalin Veterinar i cili hapi dyert në kryeqytet si spitali më i madh për kafshët në rajon.

Rama e cilësoi këtë spital si “një kryevepër humanizmi, sipërmarrjeje rinore dhe arkitekture”.

“Vet Hospital”, spitali i parë veterinar në vend dhe ndër më të mëdhenjtë e më të mirët në Europë për kujdesin ndaj kafshëve, është i pajisur me protokollet dhe aparaturat më bashkëkohore, duke përfshirë radiografi digjitale, sallë operacioni, shërbim urgjence 24/7, stomatologji, reanimacion, dhe të gjitha shërbimet e nevojshme për të garantuar trajtimin më të mirë shëndetësor për kafshët.

Kreu i qeverisë theksoi se, ky spital është një realitet frymëzues i ndërtuar nga katër mjekë të rinj veterinerë Emre Aslan, Erko Prifti, Martin Llazani, Marvin Brahja.

“Ky realitet është aq mbresëlënës sa ia vlen të vizitohet edhe si një muze i gjallë i kujdesit për kafshët”, nënvizoi Rama.

Me një ekip profesionistësh të përkushtuar dhe kujdes 24/7, Vet Hospital Tirana është tashmë një strehë e sigurisë dhe shërbimit cilësor për kafshët shtëpiake, duke ofruar trajtim të specializuar dhe një mjedis miqësor me kafshët.

Spitali ofron një gamë të gjerë shërbimesh dhe ka në përdorim pajisje dhe teknologji të avancuara për diagnostikimin e shëndetit të kafshëve, ndërsa angazhon edhe profesionistë të huaj për ekspertizë më bashkëkohore në këtë fushë.

Lexo më shumë nga

Bashkëpunimi me Italinë, projekte të reja në Bashkinë e Pogradecit

Pogradeci mirëpriti një delegacion të nivelit të lartë nga Italia, të kryesuar nga Ambasadori italian z.Marco Alberti, në kuadër të…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Bashkëpunimi me Italinë, projekte të reja në Bashkinë e Pogradecit

Pogradeci mirëpriti një delegacion të nivelit të lartë nga Italia, të kryesuar nga Ambasadori italian z.Marco Alberti, në kuadër të…