Rama: Mandati i katërt i 11 majit për të ndryshuar përgjithnjë Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, në një takim me deputetët e Partisë Socialiste, në Pallatin e Brigadave, pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.


Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, në një takim me deputetët e Partisë Socialiste, në Pallatin e Brigadave, pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, deklaroi se mandati i katërt qeverisës është një përgjegjësi historike për të vijuar transformimin e vendit dhe për ta çuar Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade.

“Urime dhe falenderime njëkohësisht! Urime të gjithëve bashkë për fitoren e arritur bashkërisht dhe faleminderit gjithkujt ndër ju për vlerën e shtuar që solli secili dhe secila këtu, në këtë arritje historike për Partinë Socialiste”, u shpreh Rama.

Sipas tij, Partia Socialiste nuk është një qëllim në vetvete, por një mjet për të realizuar qëllimet e zhvillimit dhe përmirësimit të vendit.

“As fitorja në zgjedhje nuk është qëllim në vetvete, por për të arritur qëllimet duhet të fitosh zgjedhjet. Fitoret nuk na duhen për të mundur të tjerët, nuk është sport edhe pse ngjan shumë me sportin. Fitoret na duhen për të përmbushur misionin historik që kemi, për të ndryshuar përgjithnjë Shqipërinë, duke zhvilluar ekonominë, garantuar drejtësinë, përmirësuar arsimin dhe shëndetësinë, forcuar sigurinë, rritur reputacionin ndërkombëtar të atdheut tonë dhe bërë histori me anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade”, theksoi Rama.

Rama theksoi nevojën për vetëkorrigjim të thellë brenda partisë.

“Përsëri këtë herë po akoma më shumë se çdo herë, me ende më shumë thellësi e vendosmëri do ta nisim nga vetja për ta ndarë mendjen si duhet mbi disa gjëra që duhen parë ndryshe, duhen kuptuar ndryshe dhe duhen bërë ndryshe, në nivelin e udhëheqjes së partisë, grupit parlamentar padyshim dhe kur flas për nivelin e udhëheqjes kam parasysh pikërisht këtë grup udhëheqësish që është këtu”, u shpreh Rama.

Ai kërkoi mirëkuptim të plotë brenda forcës politike, për të siguruar edhe qytetarët shqiptarë, si dhe partnerët europianë, se mandati i katërt do të përdoret si një “fuqi vetëkorrigjuese” për të garantuar progres dhe anëtarësim të vendit në BE.

“Jemi ngjitur aq lart sa askush nuk e ka besuar dhe duke u përpjekur të reflektoj për pse-në dhe si-në e kësaj ngjitjeje, unë besoj se mbi të gjitha, kjo ka ndodhur sepse kemi arritur të nxjerrim më shumë nga vetja pas çdo fitoreje. Ne e dimë si një dhe një bëjnë dy, se sa më shumë të vetëkorrigjohemi ne, aq më shumë do të përmirësohet Shqipëria dhe përfitojnë shqiptarët dhe do të garantohet anëtarësimi në BE brenda kësaj dekade”, tha Rama.

Ai kujtoi se për Partinë Socialiste, çdo moment ka qenë i ndërlidhur me fatin e vendit.

“Unë bashkë me disa të tjerë këtu, gjithmonë e më pak në fakt nga koha e vjetër, siç do të thoshte Lasgushi, e kemi parë këtë familje të madhe në errësirë dhe në dritë, në dëshpërim dhe në plotëbesim, përtokë dhe në fluturim. Sa më mirë ka qenë kjo parti aq më mirë ka qenë për Shqipërinë, ndërsa kur kjo parti nuk ka qenë mirë, as Shqipëria nuk ka qenë mirë. Dhe sa më jo mirë ka qenë kjo parti, aq më jo mirë ka qenë për Shqipërinë. Kjo është historia e të gjitha viteve të ekzistencës së PS-së”, deklaroi Rama.

Burimi ATSH

Rama në Spitalin Veterinar në Tiranë: Një kryevepër humanizmi, sipërmarrjeje rinore dhe arkitekture

“Vet Hospital”, spitali i parë veterinar në vend dhe ndër më të mëdhenjtë e më të mirët në Europë për…

Global 360

Seanca e 21-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës ndodhet në ngërç politik për shkak se Albulena Haxhiu nuk po pranohet për kryetare të Kuvendit.

Diplovista

Rama: Shqipëria, vendi i mundësive për investime dhe zhvillim!

Menjëherë pas përfundimit së Samitit të KPE, u zhvillua në Tiranë, Forumi Ndërkombëtar FII (Future Investment Initiative), platforma globale që…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Rama në Spitalin Veterinar në Tiranë: Një kryevepër humanizmi, sipërmarrjeje rinore dhe arkitekture

“Vet Hospital”, spitali i parë veterinar në vend dhe ndër më të mëdhenjtë e më të mirët në Europë për…