Mogherini: BE, një hapësirë solide me institucione të besueshme

Në “Shtëpinë e Evropës” në Tiranë u çel sot Java e Evropës, me diskutime mbi identitetin evropian nga të gjithë të pranishmit në këtë aktivitet.


Në “Shtëpinë e Evropës” në Tiranë u çel sot Java e Evropës, me diskutime mbi identitetin evropian nga të gjithë të pranishmit në këtë aktivitet.

Federica Mogherini, rektore e Kolegjit të Evropës, tha gjatë fjalës së saj, se të jesh evropiane është një qasje e ndryshme për secilin prej nesh. Sipas Mogherini-t, evropian është Bashkimi Evropian, rajoni i zgjerimit, është gjithë Evropa gjeografikisht, kulturalisht, emocionalisht dhe historikisht.

“Unë vij nga Roma dhe po të marrim Perandorinë Romake, mendoni se sa më e madhe ka qenë Perandoria Romake, ka shkuar përtej kufijve gjeografikë. Të përkufizosh se çfarë do të thotë të jesh evropian, është një gjë që nuk është e lehtë si përgjigje. Reflektimi ynë ka të bëjë me identitetin, me politikat apo vlerat tona. Si evropianë ne e kemi pak më të zhvilluar se të tjerët këtë qasje, sepse historia jonë me mijëra vite është e tillë, e cila na ka vënë në kontekste të ndryshme. Nuk kemi të bëjmë vetëm me rrënjët tona gjeografike, por edhe ato historike. Çfarë na bën ne të ndihemi evropianë është marrëdhënia që kemi me të shkuarën, shumë unike në krahasim më të tjerët në botë”, tha ajo.

Mogherini theksoi se evropianët janë në një kryqëzim të të pranuarit dhe të përqafuarit të kësaj gjëje, dhe të gjithë janë autokritikë sa u takon rezultateve dhe politikave që u ka mësuar historia.

“Po ta çojmë te BE-ja dhe zgjerimi i saj, valët e ndryshme të integrimit do të kishin ndodhur po të mos kishte qenë historia jonë e tillë në të shkuarën. BE ndodhi kur etërit tanë themelues, e kuptuan që na duhej më shumë se ç’ishte bërë në të shkuarën. Nuk është vetëm marrëdhënia jonë me të shkuarën, por edhe fakti që ne prirjen e kemi që të analizojmë momentet kritike, mangësitë, arritjet tona. Jo vetëm fakti që ne e studiojmë të shkuarën, por edhe qasja tejet kritike që ne kemi, na ka bërë që të ndërtojmë një gjë shumë unike”, pohoi Mogherini.

Rektorja e Kolegjit të Evropës pohoi se duhen nxjerrë mësime nga e kaluara, të cilat më pas duhet të përkthehen në norma, vlera, rregulla dhe sisteme institucionale në zbatimin e ligjit.

Sipas Mogherini-t, liria individuale bashkëjeton me të drejtat e të tjerëve dhe kjo ndërthurje është një shembull tipik i identitetit evropian.

“Të jetojmë së bashku duke respektuar lirinë e njëri-tjetrit, ndërkohë që bëjmë të mundur që komunitetet tona të lulëzojnë. Rregullat nuk janë kufizime, por garanci që secili prej nesh ta përjetojë identitetin e vet evropian në një mjedis ku respektohet nga të gjithë. Në Evropë ka zona që kjo çështje është sfidë, ne na duhen rregulla në mënyrë që të bashkëjetojmë siç duhet”, cilësoi ajo.

“Kompleksiteti i shteteve që duan të bëhen anëtarë të BE-së është si një re e madhe për të bërë gjithë punën që duhet bërë, por që sjellë edhe reshjet që duhen për të ushqyer tokën. Ndonjëherë ne jemi edhe të ngadaltë, jemi kompleks por kjo është pikë e fortë e jona. Kjo perceptohet si diçka negative, mendojeni nga ana individuale. Kur një person është kompleks, është pak i lodhshëm, por është shumë më interesant. Një garanci që ka të bëjë me sundimin e ligjit dhe shtetin e së të drejtës”, tha Mogherini.

Në fund të fjalës së saj, Frederica Mogherini cilësoi se BE-ja përkthehet në një hapësirë solide, të besueshme, të fortë, me institucione të besueshme dhe kjo, sipas saj, është e rëndësishme në botën që jetojmë.

Burimi ATSH

Jaupaj: Rreth 250 fëmijë në kampin veror të Tropojës, në fokus edukimi mjedisor

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, mori pjesë sot pjesë në ceremoninë përmbyllëse të kampit veror të Tropojës, së bashku me…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Jaupaj: Rreth 250 fëmijë në kampin veror të Tropojës, në fokus edukimi mjedisor

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, mori pjesë sot pjesë në ceremoninë përmbyllëse të kampit veror të Tropojës, së bashku me…