Shqipëria drejt një sistemi modern të mbrojtjes së fëmijëve, prezantohet Plani Kombëtar i Veprimit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Fëmijëve, theksoi se tre politikat kryesore Garancia për Fëmijët, Transformimi i Qendrave Rezidenciale dhe Ligji i Kujdesit Alternativ janë pjesë e një vizioni të vetëm, ndërtimi i një sistemi mbrojtjeje të qëndrueshëm, të koordinuar dhe të qasshëm, ku çdo fëmijë ndjehet i sigurt, i mbështetur dhe i përfshirë, ndërsa familjet marrin ndihmën e nevojshme për t’u forcuar.

“Fëmijët janë gjithmonë të parët dhe do të mbeten të tillë në çdo vendimmarrje të këtij institucioni,” tha ministrja në fjalën e saj.

Duke falënderuar anëtarët e Këshillit për kontributin e tyre të përditshëm, ministrja ftoi pjesëmarrësit të ndajnë rekomandimet e tyre për përmirësimin e politikave, në mënyrë që zbatimi të jetë sa më cilësor dhe efektiv. Ajo shprehu mirënjohje të veçantë për Bashkimin Evropian, UNICEF-in, organizatat partnere dhe të gjithë aktorët që kanë mbështetur këtë proces reformues.

Në takim u prezantua Plani Kombëtar i Veprimit për Garancinë Evropiane për Fëmijët, që synon të garantojë që çdo fëmijë në Shqipëri, pavarësisht prejardhjes apo gjendjes socio–ekonomike, të ketë akses të barabartë në shërbime cilësore arsimore, shëndetësore, sociale dhe mbrojtëse. Ministrja Sala theksoi se Garancia Evropiane orienton institucionet drejt mbështetjes së fëmijëve më vulnerabël – përfshirë fëmijët me aftësi të kufizuara, ata nga komunitetet rom dhe egjiptian, fëmijët pa kujdes prindëror apo në rrezik dhune dhe shfrytëzimi.

Një tjetër element i rëndësishëm i prezantuar ishte Procesi i Transformimit të Qendrave Rezidenciale, një reformë e cila përkthehet në zhvendosjen nga kujdesi institucional drejt shërbimeve komunitare dhe mbështetjes së familjes. Modeli tashmë i suksesshëm në Korçë dhe Vlorë po shtrihet në Durrës dhe së shpejti edhe në Shkodër, ndërsa me buxhetin e garantuar për periudhën 2026–2028, reforma do të shndërrohet në një realitet kombëtar.

Ligji i ri për Kujdesin Alternativ, i cili po finalizohet, është një prej shtyllave kryesore të reformës së deinstitucionalizimit dhe një angazhim kyç në kuadër të Kapitullit 23 të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ligji pritet të modernizojë të gjithë sistemin e kujdesit për fëmijët që nuk mund të rriten me prindërit e tyre, duke vendosur standarde të reja në garantimin e interesit më të lartë të fëmijës dhe ndërtimin e një modeli funksional të kujdestarisë profesionale.

Marrë nga ATSH

MZHBR dhe OKB zgjerojnë bashkëpunimin për modernizimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla priti sot në takim Koordinatoren e Përhershme të OKB-së në Shqipëri, Ingrid…

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia