Impianti solar 50 MW në Belsh, investim 41,7 milionë euro për energji të qëndrueshme

Komisioni Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat miratoi sot projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë midis Republikës së Shqipërisë dhe BERZH-it, që lidhet me financimin e një impianti fotovoltaik 50 MWp në Belsh, një projekt që synon forcimin e sigurisë energjetike dhe diversifikimin e portofolit të prodhimit në vend.


Komisioni Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat miratoi sot projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë midis Republikës së Shqipërisë dhe BERZH-it, që lidhet me financimin e një impianti fotovoltaik 50 MWp në Belsh, një projekt që synon forcimin e sigurisë energjetike dhe diversifikimin e portofolit të prodhimit në vend.

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Besjan Kadiu, u shpreh se energjia diellore po zë një peshë gjithnjë e më të madhe në prodhimin kombëtar dhe se projekti i ri përforcon trendin pozitiv të shtimit të kapaciteteve solare. Ai tha se impianti 50 MWp do të ndërtohet në një zonë kodrinore rreth 8 kilometra larg nënstacionit të Kajanit, pika e planifikuar e lidhjes me rrjetin energjetik.

Sipas tij, Shqipëria përfiton nga nivele të larta rrezatimi diellor gjatë gjithë vitit, çka e kthen energjinë fotovoltaike në një burim të rëndësishëm për prodhimin e qëndrueshëm të energjisë. Projekti pritet të sjellë një sërë përfitimesh, nga prodhimi i energjisë së pastër e deri te krijimi i vendeve të punës dhe nxitja e investimeve të reja në sektorin e rinovueshëm. Ai do të kontribuojë gjithashtu në uljen e varësisë nga importet dhe burimet fosile, duke mbështetur objektivat e vendit për zhvillim të qëndrueshëm dhe reduktim të ndikimeve mjedisore.

Projektligji parasheh ratifikimin e marrëveshjes së garancisë që mbështet huanë midis KESH-it dhe BERZH-it për ndërtimin dhe operimin e impiantit fotovoltaik, pjesë e nismave për promovimin e “Energjisë së Gjelbër”. Impianti parashikohet të gjenerojë rreth 1% të prodhimit vjetor kombëtar dhe të kontribuojë në diversifikimin e miksit energjetik, i cili aktualisht varet kryesisht nga hidrocentralet.

Në aspektin financiar, kostoja totale e projektit vlerësohet në 41.783 milionë euro. Nga këto, 30 milionë euro sigurohen përmes huas së BERZH-it, ndërsa 2.2 milionë euro mbulohen nga burimet e KESH-it si kontribut lokal. Projekti ka përfituar edhe një grant prej 9.6 milionë dollarësh nga fondet e WBF, çka ul barrën financiare dhe rrit fizibilitetin e tij.

Opozita shprehu shqetësime lidhur me këtë marrëveshje, veçanërisht për shkak të garancisë shtetërore të pakushtëzuar që është ofruar.

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, theksoi se garancia e pakushtëzuar nga shteti është një ekspozim i drejtpërdrejtë dhe i lartë fiskal për shtetin, duke rritur ndjeshëm rrezikun për buxhetin e shtetit.

“Shteti, sipas marrëveshjes, vepron si obligues kryesor, duke barazuar përgjegjësinë e tij me atë të KESH-it. Një tjetër shqetësim është mungesa e kufizimeve në lidhje me ekspozimin ndaj detyrimeve të huaja. Ka mundësi reale që kjo garanci të aktivizohet në të ardhmen, duke i shtuar më shumë rreziqe financiare për shtetin. Po ashtu, ka një mungesë të transparencës në lidhje me dokumentet kyçe të marrëveshjes, siç janë kushtet e huasë dhe termat e saj. Këto dokumente nuk janë depozituar ende në Kuvend, dhe pa to, Kuvendi nuk ka mundësi të verifikojë detajet e marrëveshjes, si dhe ndoshta nuk do të mund të verifikojë ndjekjen e rregullave të prokurimit dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që mund të lindin”, tha Xhaferri.

Një pikë tjetër shqetësuese, e ngritur prej tij, është rreziku që paraqesin normat e interesit.

“Me një normë interesi variabile dhe një afat të gjatë pagesash deri në vitin 2024, ka rrezik të rritet ndjeshëm ndjeshmëria ndaj ndryshimeve në ciklin monetar ndërkombëtar, gjë që mund të ndikojë negativisht në kostot e projektit. Në këto kushte, është e paqartë se cili do të jetë ndikimi në koston efektive të projektit dhe në burimet financiare të shtetit”, theksoi ai.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

MZHBR dhe OKB zgjerojnë bashkëpunimin për modernizimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla priti sot në takim Koordinatoren e Përhershme të OKB-së në Shqipëri, Ingrid…

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MZHBR dhe OKB zgjerojnë bashkëpunimin për modernizimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla priti sot në takim Koordinatoren e Përhershme të OKB-së në Shqipëri, Ingrid…