Ibrahimaj: 50 milionë euro për indeksimin e pensioneve në 2026-ën

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se buxheti i vitit 2026 fokusohet tek rritja e pensioneve urbane dhe rurale.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se buxheti i vitit 2026 fokusohet tek rritja e pensioneve urbane dhe rurale.

Duke marrë fjalën gjatë dëgjesës publike për buxhetin 2026 me banorë të njësisë 1 në kryeqytet, Ibrahimaj tha se, për rritjen e pensioneve është parashikuar një fond prej 1,7 miliardë lekësh, ndërsa rreth 50 milionë euro do të përdoren për indeksimin e pensioneve.

“Qeveria do të vijojë gjithashtu me bonuset mujore për pensionistët, të cilat do të shpërndahen nga 1 dhjetori 2025, në të njëjtat nivele si vitin e kaluar: Pensionistët me pension deri 200 mijë lekë do të marrin 150 mijë lekë bonus. Pensionistët me pension mbi 200 mijë lekë do të marrin 100 mijë lekë bonus”, u shpreh ministrja.

Ajo tha se, nga 1 janari 2026 buxheti parashikon rritje progresive të pensioneve. Gjatë këtij mandati qeveria, tha Ibrahimaj, parashikon që pensioni urban mesatar me vite të plota pune do të arrijë 40 mijë lekë, ai me vite të pjesshme do të rritet në 22 mijë lekë, ndërsa pensioni rural dhe familjar do të shkojë në 18 mijë lekë.

“Pensionet për invalidët do të rriten gradualisht deri në 300 mijë lekë. Rritjet do të jenë progresive deri në vitin 2029 dhe do t’u shtohen indeksimet vjetore të parashikuara në buxhet”, tha Ibrahimaj.

Ibrahimaj njoftoi gjithashtu se nga viti 2026 do të rritet paga minimale në 500 euro, duke përfshirë rreth 300 mijë punonjës. Përveç kësaj, janë parashikuar rritje pagash për punonjësit e shëndetësisë, policisë dhe ushtrisë në kategori të caktuara, si dhe indeksimi i pagave në administratën publike çdo dy vite, për të ruajtur fuqinë blerëse të qytetarëve.

Ministrja theksoi se brenda mandatit, paga minimale pritet të arrijë 600 euro në 2028 dhe 700 euro në 2030, duke garantuar një përmirësim të qëndrueshëm të standardit të jetesës.

Burimi ATSH

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.