Rama me kryeministrin britanik: Bashkëpunim i suksesshëm kundër rrjeteve kriminale dhe emigracionit të paligjshëm

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, i cili ndodhet në vizitën e parë zyrtare në Tiranë, foli mbi masat e ndërmarra të qeverisë shqiptare dhe britanike për të parandaluar trafikun e paligjshëm të emigrantëve.


Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, i cili ndodhet në vizitën e parë zyrtare në Tiranë, foli mbi masat e ndërmarra të qeverisë shqiptare dhe britanike për të parandaluar trafikun e paligjshëm të emigrantëve.

Rama tha se “kjo është një tjetër vizitë historike në Tiranë pas asaj të presidentit Macron, i cli ishte i pari president në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-franceze që vizitoi Shqipërinë”.

“Ju jeni i pari Kryeministër në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-britanike që viziton Tiranën për një vizitë bilaterale që ne e çmojmë jashtëzakonisht shumë në vigjilje të Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Europian”, tha Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “dua t’ju falënderoj ju posaçërisht për përkujdesin qysh në ditën kur unë erdha në Samitin e Londrës që ngarkuat njerëzit tuaj për të ndihmuar me ekspertizën e tyre në organizimin e këtij samiti në Tiranë që shpresoj ta kemi në lartësinë e duhur”.

“Ky është një moment në marrëdhëniet mes dy vendcve tona edhe për shkak se asnjëherë më parë ne nuk kemi qenë kaq të lidhur me të paktën dy çështje të rëndësishme. Natyrisht në çështjen e Ukrainës si dy vende që ndajmë edhe anëtarësimin ën NATO dhe në çështjen e betejës kundër emigracionit të paligjshëm dhe rrjeteve kriminale që e stimulojnë emigracionin e paligjshëm”, nënvizoi Rama.

Besoj, vijoi Rama, në këtë dytën kemi bërë progress të jashtëzakonshëm.

“Ndërkohë që për sa i përket të parës duke marrë parasysh edhe situatën në përgjithësi gjeopolitike shumë më të trazuar ne kemi thelluar bashkëpunimin dhe po punojmë intensivisht për të krijuar më shumë sinergji në fushën e sigurisë e posaçërisht të mbrojtjes”, tha Rama.

“Në angazhimin kundër rrjeteve kriminale dhe emigracionit të paligjshëm kemi arsye të jemi shumë krenarë për punën që kemi bërë shifrat janë mbresëlënëse dhe përfitoj nga rasti i pranisë tuaj dhe i pranisë së të dërguarëve të mediave britanike për të theksuar që referimi në shifrat e këtij bashkëpunimi shumë të sukesshshëm është gjëja e duhur për publikun britanik dhe jo kultivimi i miteve, ndër të cilët dhe miti se shqiptarët janë një problem për Britaninë e Madhe”, tha Rama.

“Në vitin 2024 numri i shqiptarëve që kanë hyrë është disa qindra, ndërkohë kur ne shtyjmë përpara taskforcën pati 12 mijë. Pra, ky miti se shqiptarët janë problem për Britaninë nuk është i vërtetë, edhe pse kjo gënjeshtër ka marrë statusin e së vërtetës. Nga ana tjetër dua të theksoj një shifër, se kur thuhet 1 në 50 shqiptarë janë në burg në Britani. Kjo është një gënjeshtër e madhe që ka marrë statusin e të vërtetës, ndërkohë që shifra është 1500 , pra është 10-fish më e ulët”, tha Rama.

Rama u shpreh se “jam shumë krenar për Policinë Shqiptare dhe të forcave të sigurisë, të cilët janë vlerësuar nga “Home Office” me çmimin e parë për punën e shkëlqyer në bashkëpunim me strukturat e shtetit britanik dhe vjet nuk e morëm çmimin e parë të mos bënin xheloz të tjerët që ta merrnin dy herë radhazi”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria dhe MV sistem me një ndalesë në pikat kufitare, Lamallari: Fitojnë qytetarët dhe ekonomia

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Punëve…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe MV sistem me një ndalesë në pikat kufitare, Lamallari: Fitojnë qytetarët dhe ekonomia

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Punëve…