Rama: Prindërit e mi më shohin nga qielli, besoj janë krenarë për mua dhe Shqipërinë që po ndërtojmë

Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste në fjalimin e fitores së zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, mbrëmjen e së mërkurës në Sheshin Skënderbej në Tiranë, shprehu mirënjohje të thellë për të gjithë shqiptarët dhe bëri një falënderim të veçantë për familjarët e tij.


Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste në fjalimin e fitores së zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, mbrëmjen e së mërkurës në Sheshin Skënderbej në Tiranë, shprehu mirënjohje të thellë për të gjithë shqiptarët dhe bëri një falënderim të veçantë për familjarët e tij.

“Edhe pse numërimi vazhdon është shumë e qartë që shumica jashtë kufijve të Shqipërisë, mendon njësoj si shumica brenda kufijve për Shqipërinë, që ecën në drejtimin e duhur dhe për Shqipërinë 2030 në BE, me ne të gjithë së bashkua me mua dhe PS-në. Kjo do të thotë shumë për mua, dhe kjo do të thotë shumë për ne të gjithë dhe nuk di si t’i falënderoj të gjithë sa dhe si duhet. Faleminderit, faleminderit, aq herë faleminderit sa ka shqiptarë nën këtë qiell, nga ata që ngrihen të parët fare, pa u gdhirë për të punuar tokën dhe deri tek ata që nuk venë gjumë në sy deri sa gdhihet për ta mbrojtur këtë tokë. Sepse në radhë të parë falë tyre shumica dërmuese e shqiptarëve votoi për një Shqipëri, që ata e dinë më mirë se kushdo, bëhet gjithnjë e më e mirë”.

Rama falënderoi gjithashtu bashkëshorten Linda Rama, të cilën e quajti “shtylla që mban këndet e tavanit”, si dhe fëmijët e tij Rea dhe Greg, për qëndrimin e tyre larg zhurmës politike.

“Edhe këtë herë, njësoj si herën e shkuar, ime më Aneta nuk më ndoqi si hije dashurie pa kushte në atë pozicionin e saj legjendar para televizorit, si një llogore lufte, deri në ditën që iku të ribashkohet me tim atë. Po duke qenë se dhe këtë herë të dy u tërhoqën heshtur nga varri në fushatën e mosozotshme nga mosozotshmit, duhet t’u them t’i ma bëjnë hallall dhe janë krenarë për mua dhe kanë krenarë për Shqipërinë që ne të gjithë së bashku po ndërtojmë, ndërkohë që unë jam sot përsëri shumë krenar për Rean dhe për Gregun që vazhdojnë të mos na shkaktojnë asnjë dhimbje koke, që vazhdojnë jetën jashtë çdo marrëdhënie në konflikt interesi duke duruar, sidomos Rea, agresione verbale. Uroj të jeni ju krenarë me punën time sot dhe inshalla me gjurmën e punës sime nesër”, tha Rama.

Burimi ATSH

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…