Rama: Shqiptarët zgjodhën dritën e Europës!

Kryeministri dhe njëherësh Kryetari i PS, Edi Rama duke falënderuar sot shqiptarët për fitoren e PS në zgjedhjet e 11 majit.


Kryeministri dhe njëherësh Kryetari i PS, Edi Rama duke falënderuar sot shqiptarët për fitoren e PS në zgjedhjet e 11 majit deklaroi se “mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës së një kapeleje ‘fake’ Shqipëria zgjodhi yjet, mes ngjitjes së vështirë në majë dhe rënies symbyllur në humnerë Shqipëria zgjodhi ngjitjen“.

Në fjalimin e tij në sheshin “Skënderbej”, Rama tha se “ja ku u rikthyem prapë këtu 33 ditë nga dita që u nisëm fillimisht me gratë dhe vajzat komando të PS-së në të 12 qarqet dhe pastaj nga sheshi “Skënderbej” për të mbledhur çfarë mbollëm me shumë punë dhe me plot mund për 4 vite me radhë në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve”.

“Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan, gjykuan dhe në 11 maj ata vendosën të na besojnë ne Partinë Socialiste, mandatin e katërt. Na besuan më shumë se asnjëherë më parë për një sfidë më të madhe se asnjëherë më parë sepse në 4 vjet ne mbollëm më shumë besim tek Shqipëria, prandaj edhe mblodhëm më shumë besim nga shqiptarët. Ne mbollëm edhe më shumë shpresë për Shqipërinë prandaj mblodhëm më shumë shpresë nga shqiptarët. Ne mbollëm krenari edhe më të madhe për Shqipërinë europiane që po ndërtojmë gur pas guri prandaj mblodhëm votat e një mbështetje referendare për Shqipërinë që do ta anëtarësojmë në Bashkimin Europian vit pas viti”, nënvizoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “këto zgjedhje përballën Shqipërinë që di çfarë do dhe di çfarë bën dhe punon e nuk ndalet duke u ngjitur lart e më lart, me Shqipërinë që di vetëm kë nuk do dhe s’di çfarë flet e shan e mallkon pa pushim duke e ulur poshtë e më poshtë”. .

“Shqiptarët zgjodhën mes një Shqipëri gjithnjë e më të mirë të udhëhequr me krenari dhe të qeverisur me vendosmëri në rrugë e mundimshme të fatit tonë europian, të një Shqipërie të përgojuar si vend gjithnjë e më i keq i tërë të zezave me sy të nxirë nga grushtat e urrejtjes politike dhe trupin e tërhequr zvarrë nga gjuhët e palodhur atë asaj urrejtje”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Bashkëpunimi me Italinë, projekte të reja në Bashkinë e Pogradecit

Pogradeci mirëpriti një delegacion të nivelit të lartë nga Italia, të kryesuar nga Ambasadori italian z.Marco Alberti, në kuadër të…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Bashkëpunimi me Italinë, projekte të reja në Bashkinë e Pogradecit

Pogradeci mirëpriti një delegacion të nivelit të lartë nga Italia, të kryesuar nga Ambasadori italian z.Marco Alberti, në kuadër të…