Hysi në Ankara: Marrëdhënia Shqipëri-Turqi, në nivelin e partneritetit strategjik

Në Ankara u zhvillua ditën e martë Forumi i Medias Turqi-Ballkan, organizuar nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës turke, ku një fokus të veçantë pati edhe miqësia dhe marrëdhënia e Turqisë dhe Shqipërisë.


Në Ankara u zhvillua ditën e martë Forumi i Medias Turqi-Ballkan, organizuar nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës turke, ku një fokus të veçantë pati edhe miqësia dhe marrëdhënia e Turqisë dhe Shqipërisë.

Me ftesë të drejtorit të Komunikimit të Presidencës Turke, Fahrettin Altun, në këtë forum mori pjesë drejtori i përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim, Alteo Hysi.

Në fjalën e tij, Hysi theksoi se në vitet e fundit, kjo marrëdhënie që bazohet te lidhjet e forta njerëzore mes dy vendeve, është ngritur në një nivel të ri, atë të partneritetit strategjik.

“Ngritja e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë mes dy vendeve, ka mundësuar thellimin në forma konkrete të bashkëpunimit në fusha të ndryshme si siguria dhe mbrojtja, ekonomia, arsimi, kultura dhe komunikimi publik”, tha Hysi.

Ai falënderoi drejtorin e Komunikimit të Presidencës Turke, Fahrettin Altun, për mundësimin e platformave të tilla të komunikimit publik si Forumi i Medias me vendet e Ballkanit, ku profesionistët e medias, qeverisjes, diplomacisë, bota akademike, bëhen bashkë për të ndarë pikëpamje dhe vizione që afrojnë popujt tanë.

Hysi vlerësoi gjithashtu rolin e Turqisë si një partner i Ballkanit që gjithmonë ka promovuar paqen, nxitur stabilitetin, bashkëpunimin dhe progresin e vendeve të rajonit.

“Turqia vijon të luajë një rol konstruktiv në arenën ndërkombëtare, së fundmi me përpjekjet e saj të vazhdueshme për bisedimet e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës, duke nxitur zgjidhjet e bazuara në dialog dhe diplomaci”, shtoi Hysi.

Lexo më shumë nga

Rama: Fitorja e PS, në një moment historik për integrimin e Shqipërisë në BE

Nga sheshi “Skënderbej” kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste mbajti sot një fjalim falënderues për qytetarët shqiptarë pas…

Global 360

Kosova dhe SHBA fitojnë bashkëpunimin ushtarak

Marrëveshja u firmos në Prishtinë nga Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe Gjeneral Major John Phillips, Drejtor i Komunikimit…

Diplovista

Rama për ”La Repubblica”: Fituam zgjedhjet sepse shqiptarët e duan Evropën

Fituam zgjedhjet sepse shqiptarët e duan Evropën, deklaroi kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën e njohur italiane ”La…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Fitorja e PS, në një moment historik për integrimin e Shqipërisë në BE

Nga sheshi “Skënderbej” kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste mbajti sot një fjalim falënderues për qytetarët shqiptarë pas…