Shqiptare Meloni uron Ramën për fitoren: Forcojmë më tej lidhjen midis dy qeverive tona

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka uruar sot kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit.


Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka uruar sot kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit.

Meloni ka theksuar angazhimin e saj dhe qeverisë italiane për të forcuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Dua t’i shpreh urimet e mia më të sinqerta kryeministrit Edi Rama për rikonfirmimin e tij në krye të qeverisë shqiptare”, shkruan Meloni në një mesazh në rrjetet sociale.

“Miqësia e thellë dhe bashkëpunimi strategjik që lidh dy kombet tona është forcuar më tej falë nismave të përbashkëta, rezultat i dialogut konstruktiv dhe një dëshire të përbashkët për t’iu përgjigjur sfidave globale me zgjidhje inovative”, thekson Meloni.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për të forcuar më tej lidhjen midis dy qeverive tona dhe për të arritur objektivat e përbashkëta, duke përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe avancimin e rrugës evropiane të Shqipërisë”, thuhet në urimin e Melonit.

Më tej, kryeministri Rama i është përgjigjur Melonit përmes një mesazhi në rrjetin “X”.

“Faleminderit, motër. Është një nder t’i shërbej një marrëdhënieje të jashtëzakonshme afërsie dhe miqësie si ajo mes Shqipërisë dhe Italisë, dhe është një privilegj të bashkëpunoj me një lidere si ty, që thotë atë që bën dhe bën atë që thotë. Nuk e di nëse e kam shkruar saktë “një udhëheqës” dhe jo “një udhëheqëse”, por di me siguri se më e mira për vendet tona ende nuk ka ardhur”, shkruan Rama.

Lexo më shumë nga

Bashkëpunimi me Italinë, projekte të reja në Bashkinë e Pogradecit

Pogradeci mirëpriti një delegacion të nivelit të lartë nga Italia, të kryesuar nga Ambasadori italian z.Marco Alberti, në kuadër të…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Bashkëpunimi me Italinë, projekte të reja në Bashkinë e Pogradecit

Pogradeci mirëpriti një delegacion të nivelit të lartë nga Italia, të kryesuar nga Ambasadori italian z.Marco Alberti, në kuadër të…