Përfundon numërimi i votave në bashkitë Delvinë, Finiq, Himarë dhe Konispol

Në bashkitë Delvinë, Finiq, Himarë dhe Konispol të qarkut të Vlorës ka përfunduar tashmë numërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ndërsa procesi vazhdon në bashkitë Sarandë dhe Vlorë.

Në bashkitë Delvinë, Finiq, Himarë dhe Konispol të qarkut të Vlorës ka përfunduar tashmë numërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ndërsa procesi vazhdon në bashkitë Sarandë dhe Vlorë.

Sipas rezultateve paraprake të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së në Delvinë ka përfunduar numërimi në të 22 qendrat e votimit, ku Partia Socialiste ka marrë 2545 vota, ose 58,57% të votave, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 1152 vota, ose 26,51 % të votave dhe Partia Socialdemokrate ka marrë 273 vota ose 6,28%.

Në bashkinë Finiq ka përfunduar numërimi në të 50 qendrat e votimit, ku Partia Socialiste ka marrë 2511 vota, ose 60,87% të votave, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 1166 vota, ose 28,27% të votave dhe Partia Socialdemokrate ka marrë 219 vota ose 5,31%.

Në bashkinë Himarë ka përfunduar numërimi në të 36 qendrat e votimit, ku Partia Socialiste ka marrë 3196, ose 51,26% të votave, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore 2370 vota, ose 38,01% të votave dhe Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 358 vota ose 5,74% të votave.

Në bashkinë Konispol ka përfunduar numërimi në të 16 qendrat e votimit, ku Partia Socialiste ka marrë 2231, ose 56,15% të votave, koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore 1156 vota, ose 29,10% të votave dhe koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka marrë 380 vota ose 9,56% të votave.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…