Sot heshtje zgjedhore, të dielën qytetarët votojnë për 140 deputetët e rinj

Qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen nesër kutive të votimit për të zgjedhur 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë.

Kjo e shtunë shënon heshtje zgjedhore në vend për të gjitha subjektet politike pas një muaji fushatë për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 Majit.

Qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen nesër kutive të votimit për të zgjedhur 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë.

Në zgjedhjet parlamentare të drejtën e votës sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme, e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit, nga të cilët 114,642 të rinj do të votojnë për herë të parë.

Gjithashtu, edhe 3 027 persona, të dënuar dhe të paraburgosur pritet të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar në 21 institucione të ekzekutimit të vendimeve penale.

Më 11 maj, 5,225 qendra votimi do të hapen në orën 07.00 dhe do të mbyllen në 19.00.

Për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, votimi dhe numërimi elektronik do të jetë në të gjitha qendrat e votimit të Njësisë nr. 10 në Tiranë dhe të bashkisë së Vorës.

Për herë të parë u bë e mundur përfshirja e emigrantëve shqiptarë në këtë proces zgjedhor, në mënyrë që ata të ushtronin të drejtën e votës përmes postës nga shteti ku kanë vendqëndrimin pa pasur detyrim të vijnë në Shqipëri.

SPAK, KQZ dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë ngritur një Task-Forcë të përbashkët për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Gjithashtu, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash dhe ka trajnuar 6,838 efektivë me uniformë dhe 813 specialistë për hetimin e krimeve zgjedhore dhe ruajtjen e objekteve zgjedhore.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ekspertë të BE, vizitë këshillimore për emergjencat civile

Gjatë dy javëve të fundit, Shqipëria priti një mision këshillimor të mbrojtjes civile për zjarret në pyje, të udhëhequr nga…

Global 360

Premiera e filmit “Melania” bashkon Kosovën me ekranet e botës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar premierën botërore të filmit “Melania” si një ngjarje të veçantë kulturore, e cila…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Ekspertë të BE, vizitë këshillimore për emergjencat civile

Gjatë dy javëve të fundit, Shqipëria priti një mision këshillimor të mbrojtjes civile për zjarret në pyje, të udhëhequr nga…