Rama “firmos” Memorandumin II të Kuvendit të Kuçit: PS merr 78-88 mandate

Kreu i qeverisë i dhuroi në mënyrë simbolike pronarit të lokalit ku firmosi memorandumet, atë të 2021 dhe atë të zgjedhjeve të 11 majit, një pasaportë europiane.


Kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në fshatin Kuç të Vlorë, parashikoi sot 78-88 mandate për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.

Aty ky 4 vite më parë po në Kuç parashikoi rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit 2021, Rama bisedoi me banorët mbi ndarjen e mandateve të deputetëve në këto zgjedhje parlamentare, të cilin e ka konsideruar si Memorandumi i II i Kuvendit.

Rama tha se “74 nuk lëviz, plus 1 në Dibër, 1 në Shkodër, 1 në Fier, 1 në Elbasan, ky është minimumi, 78. Nën 78 nuk bie PS”, tha Rama.

“78 është minimumi, çfarë do marrim plus 78. Është një në Kukës, 1 në Shkodër, 1 në Dibër, 1 në Lezhë, 1 në Durrës, 2 në Tiranë, edhe një tjetër në Elbasan, në Korçë nuk lëvizim rrimë tek 6, kemi edhe një në Fier dhe një në Vlorë. Këto janë të mundshme 50%. Pra 88 mandate. Në këndvështrimin tim do të jetë diku midis 78 dhe 88”, theksoi Rama.

Më tej Rama tha se “ishte kënaqësi të vije nga kjo rrugë në atë luginën, bukuri e madhe. Më vjen shumë mirë që fjalën e dhashë, qendra po bëhet. Ishte bërë edhe një bujtinë, tani duhet punuar për ca bujtina më shumë”.

Kreu i qeverisë i dhuroi në mënyrë simbolike pronarit të lokalit ku firmosi memorandumet, atë të 2021 dhe atë të zgjedhjeve të 11 majit, një pasaportë europiane.

Burimi ATSH

Hoxha: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka pritur në një takim Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Skënder…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka pritur në një takim Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Skënder…