Rama në Fushë-Krujë: Na duhet mbështetje më e fortë në 11 maj për ta çuar vendin përpara

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste kërkoi sot që në 11 maj, në të gjitha kutitë e votimit në Krujë të dalë rezultati më i mirë ndonjëherë për PS-në.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste kërkoi sot që në 11 maj, në të gjitha kutitë e votimit në Krujë të dalë rezultati më i mirë ndonjëherë për PS-në.

Në një takim përmbyllës elektoral në Fushë-Krujë, Rama prezantoi arritjet kyçe për sektorët më të rëndësishëm dhe sfidat e Shqipërisë 2030 në BE.

Kryeministri theksoi se “kemi bërë gjithçka kemi mundur dhe nuk kemi lënë pa bërë asnjë gjë të mundur për të ngritur në një nivel tjetër Durrësin, Krujën dhe gjithë Shqipërinë”.

Rama premtoi se në 4 vitet e ardhshme PS do të bëjë edhe më shumë se sa ka bërë në të gjitha vitet e tjera të mbledhura së bashku, nëse gjithë qytetarët do t’i japin një mbështetje edhe më të fortë.

“Na duhet një besim i palëkundur dhe një fuqi edhe më të madhe për të marrë vendime dhe për ta çuar para vendin duke realizuar edhe profecinë e atij që ju e keni në Krujë si hijen e gjithë malit, Gjergj Kastriotit, i cili e përcaktoi qysh atëherë se fati i stërnipërve të tij është Europa”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…