Rama votuesve në Greqi: Mos prisni DHL-në në shtëpi, dorëzojini zarfet në pikën përkatëse

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, u ka bërë sërish sot thirrje votuesve shqiptare që jetojnë në Greqi që të mos presin postën DHL, por t’i kthejnë zarfet me vota në pikat përkatëse.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, u ka bërë sërish sot thirrje votuesve shqiptare që jetojnë në Greqi që të mos presin postën DHL, por t’i kthejnë zarfet me vota në pikat përkatëse.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale pas takimit elektoral në Kavajë, Rama tha se votimi nga jashtë ka progres të mirë pasi ka një rritje të numrit të zarfeve që janë kthyer në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Super Kavaja! Faleminderit të gjithë atyre që ishin të pranishëm, ngrohtë, pozitive, shumë bukur dhe një atmosferë e bukur në atë bulevardin mesdhetar të Kavajës që është një nga gjurmët e punëve që ne bëmë për Kavajën, kur Kavaja na e dha besimin dhe e nxorëm nga llumi i i kënetës shumëvjeçare. Është shumë interesant, dy janë pikat më të painvestuara, ose totalisht të lëna pas dore nga qeverisja e Bufit: Tropoja dhe Kavaja. Kjo ka një shpjegim, një shpjegim shumë më të thjeshtë dhe të hidhur, por është për një herë tjetër.

“Ajo që dua të shtoj është se kemi progres shumë të mirë në Greqi, po shkojmë drejt një rritjeje të zarfeve të kthyer. Bëj edhe një herë thirrje që mos prisni t’ju vijë DHL t’ua marrë zarfet por kthejini në pikën përkatëse. Është pak mundim, por s’kemi se çfarë bëjmë tani, është një mundim shumë pak krahasimisht më i vogël se gjithë mundimet që ju keni bërë atje në atë vend për të qenë këta që jeni sot dhe ia vlen ky mundimi i zarfit për atë që do bëjmë së bashku që ju atje të jeni zot në vendin tuaj që nesër do të jetë BE vendi ynë i përbashkët i të gjithëve Shqipëria është atdheu ynë, por vendi ynë do të jetë Shqipëria në BE, pra i gjithë BE”, u shpreh Rama.

Burimi ATSH

Malaj prezanton progresin ekonomik në Bruksel

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Bruksel si folës në panelin e nivelit të lartë “Zgjerimi dhe zhvillimi:…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Malaj prezanton progresin ekonomik në Bruksel

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Bruksel si folës në panelin e nivelit të lartë “Zgjerimi dhe zhvillimi:…