Rama: 673 milionë euro investime në qarkun Korçë, 118 projekte vetëm në bujqësi

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste ishte sot në Devoll ku prezantoi arritjet kyçe të qarkut Korçë për sektorët më të rëndësishëm dhe sfidat e Shqipërisë 2030 në BE.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste ishte sot në Devoll ku prezantoi arritjet kyçe të qarkut Korçë për sektorët më të rëndësishëm dhe sfidat e Shqipërisë 2030 në BE.

Gjatë fjalës së tij Rama u ndal edhe tek investimet e kryera në qarkun e Korçës nga qeveria socialiste përgjatë këtyre viteve.

Rama tha se në infrastrukturë janë investuar 324 milionë euro për 136 projekte.

“Një pasqyrë e përgjithshme e gjithë investimeve dhe transformimeve që është bërë në çdo qark është e rëndësishme për t’u ndarë me ju për të kuptuar sa shumë është bërë dhe sa bazë të mirë kemi krijuar për të shkuar më tej”, theksoi Rama.

“Infrastruktura rrugore, kjo për mua është shumë e rëndësishme, por të dëgjosh dhe lexosh çfarë thotë Shqipëria e kënetës në Shqipëri nuk ka rrugë, ndërkohë që ka akoma probleme, por të tëra këto damarë që janë me jeshile janë rrugët e asfaltuara dhe të verdhë rrugët e bardha, që janë rragë që përdoren dhe në Evropë për zonat e thella rurale, janë 325 kilometra të investuara nga ne dhe duke mbështetur bashkitë dhe 163 projekte, 324 milionë euro kemi investuar për qarkun e Korçës për gjithë çfarë ka rrugë të brendshme qytet apo fshat”, tha Rama.

Sa i përket rigjenerimit urban, Rama tha janë investuar 34.6 milionë euro për 126 projekte.

I ndalur tek investimet në turizëm dhe mjedis, Rama tha se janë investuar 40 milionë euro për 35 projekte.

“40 milionë euro ka investuar kjo shumicë qeverisëse për Turizmin dhe Mjedisin dhe për t’i mbledhur bashkë turizëm dhe mjedis të investuara në qarkun e Korçës duhet të mblidhni bashkë të gjitha vitet e qeverive dhe të shtyheshit deri nga viti ‘70 dhe s’jam i sigurt që bëhen aq shumë”, tha Rama.

Rama tha më tej “ujësjellës kanalizime, ka problematika por ama 1001 projekte Ujësjellës Kanalizime kemi bërë në qarkun e Korçës për 113 milionë euro”.

Sa i përket infrastrukturës energjetike Rama tha se “për përmirësimin e shpërndarjes dhe rritjen e cilësisë së transmetimit janë 31 milionë euro për 65 projekte”.

Për bujqësinë, Rama tha janë “55 milionë euro, i takon se është një nga qarqet avangard në bujqësi, janë 118 projekte të mbështetur nga qeveria”.

“Shkolla, kopshte, terrene sportive 114 projekte, 36 milionë euro”, tha Rama më tej.

Në kulturë, Rama tha se janë investuar “20.3 milionë euro për kulturë, qeveritë e mëparshme nuk i kanë harxhuar për buxhetin kombëtar ne ia kemi dhënë vetëm qarkut Korçë”.

“Këtu jemi te qendra shëndetësore, jemi në 18 milionë euro për 80 projekte” tha Rama.

Në përfundim kontributi i përgjithshëm i qeverisë për qarkun e Korçës tha Rama është “673 milionë euro dhe këtu nuk hyjnë rrugët kombëtare”.

Burimi ATSH

Prezantohet projekti “EU for Democracy”, Peleshi: Kuvendi, rol kyç në rrugëtimin drejt BE

Projekti “EU for Democracy”, një partneritet mes Kuvendit të Shqipërisë, Bashkimit Europian dhe International IDEA, synon forcimin e rolit të…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet projekti “EU for Democracy”, Peleshi: Kuvendi, rol kyç në rrugëtimin drejt BE

Projekti “EU for Democracy”, një partneritet mes Kuvendit të Shqipërisë, Bashkimit Europian dhe International IDEA, synon forcimin e rolit të…