Rama: Ripozicionuam Shqipërinë në botë, për herë të parë shqiptarët nuk qëndrojnë në hije

11 maji, sipas Ramës, është takim me historinë për integrimin e vendit në BE


Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një interviste në medie, foli jo vetëm për fushatën elektorale në Shqipëri, por edhe për ripozicionim të Shqipërisë në botë.

Rama tha se ndryshimet po vërehen te shqiptarët jashtë vendit, të cilët, sipas tij, po tregojnë një angazhim të ri dhe të dukshëm në jetën sociale e publike të vendeve ku jetojnë.

Ai vlerësoi se për herë të parë, shqiptarët jashtë vendit po kërkojnë të bëhen pjesë e jetës publike në mënyrë kolektive, jo vetëm për të avancuar individualisht.

“Një popull nuk jeton në thellësinë e vet për bukën, sepse bukën e siguron individualisht. Populli jeton me nevojën për dinjitet. Çfarë dinjiteti kishim para se unë të vija në këtë detyrë dhe të ndryshonim qasjen? Njerëzit duan të ecin përpara nga pikëpamja sociale dhe të kenë vizibilitet. Ata kanë vuajtur nga nevoja për të mos qenë të dukshëm, dhe avancimi i tyre ka qenë individual. Për herë të parë po ndodh një angazhim kolektiv”, deklaroi Rama.

Më tej, ai deklaroi sot PS në këto 12 vite qeverisja ka bërë shumë për zhvillimin e vendit, por se ende ka për të bërë për rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Rama tha se kjo është fushata e 10 elektorale e tij, ndërsa shtoi se “kjo është simfonia ë 9 dhe është nota 10, pasi njërën nuk e fituam në 2009”.

“Ka ndryshuar Shqipëria, ka ndryshuar publiku, natyrisht ka ndryshuar shumë gjithë procesi i fushatës, përgatitjes. Është shumë më e thjeshtë por edhe më e sofistikuar në të njëjtën kohë. Ti ke më shumë eksperiencë dhe di shumë më mirë të planifikosh lëvizjet e të tjerëve, e të tuat. Është më qytetare mendoj. Gjithashtu ka ndryshuar edhe media, por për keq jo për mirë. Në sensin që është shumë më pak e lidhur me të tërën dhe shumë më e fokusuar te vetja. Kështu më duket mua”,tha Rama.

11 maji, sipas Ramës, është takim me historinë për integrimin e vendit në BE. Ai po ashtu bëri të ditur se PS i ka të sigurta 71 vota por se nevojitet një shumicë demonstruese për integrimin.

Ekspertë të BE, vizitë këshillimore për emergjencat civile

Gjatë dy javëve të fundit, Shqipëria priti një mision këshillimor të mbrojtjes civile për zjarret në pyje, të udhëhequr nga…

Global 360

Premiera e filmit “Melania” bashkon Kosovën me ekranet e botës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar premierën botërore të filmit “Melania” si një ngjarje të veçantë kulturore, e cila…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Ekspertë të BE, vizitë këshillimore për emergjencat civile

Gjatë dy javëve të fundit, Shqipëria priti një mision këshillimor të mbrojtjes civile për zjarret në pyje, të udhëhequr nga…