Rama: Reforma në drejtësi nuk preket, do fuqizohet sipas standardeve të BE-së

Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi sonte se reforma në drejtësi është një prej arritjeve më të mëdha të qeverisjes së tij dhe një nga hapat themelorë drejt integrimit europian të vendit.


Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi sonte se reforma në drejtësi është një prej arritjeve më të mëdha të qeverisjes së tij dhe një nga hapat themelorë drejt integrimit europian të vendit.

Në një intervistë për Euronews Albania, Rama theksoi se drejtësia e re është strukturuar sipas standardeve të Bashkimit Europian dhe se Partia Socialiste ka marrë përsipër këtë proces të vështirë me vetëdijen se do të kishte kosto.

Kreu i Ekzekutivit theksoi se reforma në drejtësi nuk do preket, por do të përmirësohet në bazë të standardeve të Bashkimit Europian.

“57% e detyrave të procesit të negociatave lidhen me drejtësinë. 57% e detyrave të atij procesi që bëjmë ne në Bruksel, lidhen me negociatat. Nuk do tw ndryshohet drejtësia. Drejtësia nuk do të preket. Arkitektura është ngritur dhe ajo nuk preket. Por ama duhet të fuqizohet, duhet përmirësuar sipas standardeve të Bashkimit Europian”, tha Rama.

“Drejtësia e re është “bebja” e Partisë Socialiste. Kur i hymë këtij procesi, e dinim se nuk do të ishte një reformë pa kosto. Kërkova të më jepnin timonin për të çuar deri në fund reformën në drejtësi që të godasë majtas dhe djathtas. E dija që sapo t’ia dorëzoja shpatën e ndëshkimit drejtësisë së re, ajo do të godiste sipas ligjit, pa dallim politik”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë tha se Shqipëria nuk ka pasur një shtet funksional më parë, por tani ndodhet në një fazë të ndërtimit përfundimtar të institucioneve moderne.

Ai u ndal edhe te roli i SPAK dhe institucioneve të reja të drejtësisë, duke theksuar se lufta kundër korrupsionit nuk ka kuptim nëse nuk krijon efekt parandalues dhe kulturë vetëpërmbajtjeje ndaj shkeljes së ligjit.

“Dumani ka arritur të krijojë vijë sjelljeje befasuese. Altin Dumani dhe prokurorë të tjerë kanë qenë të çarmatosur dhe sot janë të armatosur. I armatosa unë me PS. Dhe në këtë proces ka edhe momente ku duhen diskutuar standard. Por duhet garantuar paprekshmëria e insitucioneve të drejtësisë. Doni që barazia para ligjit të mos vihet në pikëpyejte as nga unë. Duhet futur Shqipëria në BE, sepse askush se bën dot më. Qeveria nuk është strukturë hetimore. Drejtësia në një demokraci është preventive dhe synon të krijojë një kulturë të re. Ka pasur shumë përmirësime. Të gjithë janë të hetueshëm dhe askush nuk është mbi ligjin”, theksoi Rama.

Ai shtoi se duhet respektuar parimi i prezumimit të pafajësisë, pasi sipas tij mjafton kasaphanja mediatike.

Burimi ATSH

Vengu: Forcat Komando, vendimtare për frenimin e zjarreve

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri të ditur sot se Forcat Komando kanë qenë të angazhuara në vijën e parë…

Global 360

Shqipëria krah SHBA dhe 14 vendeve të tjera: Irani të ndalë sulmet që cënojnë sovranitetin tonë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, Austria, Belgjika, Kanadaja, Çekia, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Spanja dhe…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Mira Murati shkruan historinë!

Një nga investimet më të mëdha fillestare : 2 miliardë USD pa pasur ende ptodukt. Vetëm një vizion.

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Vengu: Forcat Komando, vendimtare për frenimin e zjarreve

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri të ditur sot se Forcat Komando kanë qenë të angazhuara në vijën e parë…