Rama në Lezhë: Gjithnjë e më shumë demokratë në diasporë po i bashkohen PS-së

Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, nga Lezha, në takimin përmbyllës elektoral, përcolli një mesazh të fortë për qytetarët, duke theksuar rëndësinë historike të zgjedhjeve të 11 majit dhe domosdoshmërinë e pjesëmarrjes në votim, veçanërisht të shqiptarëve nga diaspora.


Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, nga Lezha, në takimin përmbyllës elektoral, përcolli një mesazh të fortë për qytetarët, duke theksuar rëndësinë historike të zgjedhjeve të 11 majit dhe domosdoshmërinë e pjesëmarrjes në votim, veçanërisht të shqiptarëve nga diaspora.

Rama ndau një mesazh personal që kishte marrë nga një qytetar shqiptar në Belgjikë, i cili, ndonëse më parë kundërshtar i tij, i kishte shprehur mbështetjen së bashku me rreth 200 ish-demokratë të tjerë.

Ai theksoi se gjithnjë e më shumë demokratë në diasporë po i bashkohen Partisë Socialiste, sepse nuk e shohin më Shqipërinë me sytë e të shkuarës, por si një vend që po ecën drejt BE-së.

“Në diasporë nuk e shohin Shqipërinë si një kënetë të kryeneçësisë, por me sytë e shqiptarëve që dikur ulnin kokën kur i pyesin nga janë, ndërsa sot e thonë me krenari: nga Shqipëria”, tha ai.

Rama u bëri thirrje të gjithëve që kanë marrë mundimin të regjistrohen për të votuar nga jashtë, që të përfundojnë procesin deri në fund, duke hapur zarfin dhe dërguar votën.

“Është gjynah të mos japin kontributin në këtë takim me historinë që është më 11 maj. Votoni, dërgojeni votën, është një përgjegjësi qytetare, jo thjesht një e drejtë”, theksoi ai.

Rama e cilësoi 11 majin si një moment vendimtar, ku shqiptarët duhet të zgjedhin nëse do të ecin përpara drejt Europës apo do të mbeten peng i retorikave dhe bllokimeve të opozitës.

“Të premten ata do të shpallin ‘fitoren më madhështore’ të kënetës, ndërsa më 12 maj do të bëjnë thirrje për ‘revolucion’ dhe do të shpikin vjedhjen më madhështore të kutive. Pyetja që shtrohet është: çfarë do të bëjnë demokratët? Do të bashkohen me ne për një të ardhmen europiane apo do të shkojnë pas bufit”, tha ai me tone kritike.

Në fjalën e tij, Rama bëri edhe një përshkrim historik dhe simbolik të rëndësisë që ka ky moment për Shqipërinë, duke e lidhur me trashëgiminë e rilindasve dhe rrugëtimin e vendit drejt familjes evropiane.

“Rilindasit na mësuan se dielli për ne lind nga perëndon. E duam Shqipërinë si gjithë Europa – kjo ishte thirrja që lindi nga shpirti i këtij populli pas komunizmit. Sot, më shumë se kurrë, kemi një mundësi reale për ta bërë këtë ëndërr realitet. Na janë dhënë tre vite për të përmbyllur negociatat, përmes një marrëveshjeje me mbi 250 mijë faqe. Tani është koha për t’u treguar partnerëve tanë se jemi të gatshëm”, deklaroi ai.

Por Rama tha se nëse votuesit nuk i japin PS-së fuqinë e duhur, “këneta”, dhe disa “moçale” të tjera do të ngadalësojnë përparimin e procesit.

Burimi ATSH

Kreu i KLGJ-së pret ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, në fokus forcimi i sistemit gjyqëso

Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, priti sot në një takim pune ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në…

Global 360

Osmani pas samitit në Tiranë: BE-ja t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat

Komentet e Osmanit në një postim në rrjetet sociale vijnë në mbyllje të punimeve të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Kreu i KLGJ-së pret ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, në fokus forcimi i sistemit gjyqëso

Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, priti sot në një takim pune ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në…