Rama: PS, e vetmja garante për pavarësinë e institucioneve të drejtësisë

Raportet me drejtësinë, Rama i cilëson të rëndësishme për mandatin e katërt, që Partia Socialiste synon të fitojë në zgjedhjet e 11 majit.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Partia Socialiste është e vetmja garante për barazinë para ligjit.

Raportet me drejtësinë, Rama i cilëson të rëndësishme për mandatin e katërt, që Partia Socialiste synon të fitojë në zgjedhjet e 11 majit.

Rama tha në një intervistë në A2 CNN se media e interpreton marrëdhënien e tij me SPAK në mënyrë të ngushtë, por e sigurtë është që PS është garantja e drejtësisë së re.

“Ajo që ka rëndësi sot është se gjithë shqiptarët duhet ta kuptojnë që, më 11 maj, të gjithë shqiptarët duhet të votojnë PS, duhet të bashkohen te PS, për një arsye shumë të thjeshtë përtej gjithë të tjerave, por për një arsye themelore: Për momentin ne jemi të vetmit garant të përpjekjes së parë në histori për barazi përpara ligjit. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë tonë. Këto ndodhin sot vetëm për një arsye, për vendosmërinë dhe përkushtimin e PS në raport me besimin e marrë nga populli se ata që merren me komente, ata i reduktojnë shumë unë them apo i reduktojnë shumë edhe simbolikat e fushatave të mia”, tha Rama.

Më tej, kryeministri nënvizoi se pushteti që u kërkoi shqiptarëve në 2013 për të reformuar drejtësinë, u provua që ishte një fjalë e mbajtur.

“Kur unë thosha më jepni timonin që të mos kem të tjerë në prehër për të garantuar reformën në drejtësi, sepse dua një drejtësi që të godasë majtas dhe djathtas, koha tregoi se ata bënë shumë mirë që ma dhanë timonin pa të tjerë në prehër dhe sot kemi një drejtësi që godet majtas dhe djathtas, kjo është e vërteta”, deklaroi Rama.

Por që drejtësia të garantohet një herë e mirë, theksoi Rama, nuk duhet lënë në duart e atyre që qeverisin, apo që do të qeverisin në Shqipëri në të ardhmen, por duhet kyçur Shqipëria brenda në sallonin kryesor të Bashkimit Europian sepse vetëm aty nuk ka ku lëviz askush që qeveris këtu, për të bërë lojëra me drejtësinë.

Kapitullin e SPAK, drejtësisë dhe luftës ndaj korrupsionit, Rama e mbylli duke nënvizuar se kjo është arsyeja përse i duhet një mandat i katërt.

“Vendosja në dukje e problematikave nuk është gjë tjetër veç se një kontribut në funksion të një qëllimi të madh, që është ky qëllim. Por ajo që ka rëndësi është që, paprekshmëria dhe pavarësia e institucioneve të drejtësisë nuk mund të diskutohet dhe garantët e vetëm për të jemi ne, PS dhe unë në krye të saj. Lufta ndaj korrupsionit është shumë e rëndësishme dhe ne po e bëjmë me një vullnet të jashtëzakonshëm. Dhe pikërisht pse po e bëjmë me vullnet të jashtëzakonshme na ka hapur derën Bashkimi Europian. Dhe hapim me një shpejtësi që nuk ka ndodhur më parë për vende të tjera. Jemi me diferencë të parët në rajon për integritetin e prokurimeve publike, sipas Komisionit Europian. Kemi bërë kapërcim historik në menaxhimin e financave publike dhe jemi të parët në rajon në menaxhimin e financave publike, sipas Komisionit Europian. Kemi bërë kapërcim historik në administratën publike dhe prandaj edhe aty kemi vlerësim të lartë nga Komisioni Europian. Patjetër që ka akoma për të bërë. Pikërisht për këtë dua dhe mandatin e katërt për PS, sepse ka akoma për të bërë”, u shpreh Rama.

Duke folur për pensionet, Rama tha se, pensioni mesatar në mandatin e katërt do të jetë 400 euro.

Ai shtoi se reforma e pensioneve që PS ka aplikuar, ka rezultuar efektive dhe në më shumë përfitime për këtë shtresë të shoqërisë.

Sipas Ramës nëse njëri bllok i pensionistëve e di pse përfiton më pak se sa blloku tjetër për të njëjtat vite pune, “ata e kanë për faj të kënetës”.

Ndërkohë fakti që dikush tjetër i ka më të larta përfitimet, sipas Ramës është pikërisht “për shkak të reformës që kemi bërë ne”.

“Është e suksesshme sepse kemi dy blloqe pensionistësh, njëri bllok, ai që ka dalë pas reformës, ka pensione shumë më të larta se ai që ka dalë para reformës. Dhe me ata që kanë dalë para reformës, kemi qenë shumë të qartë, që kemi ndryshuar të gjithë sistemin që gjenerata tjetër të mos bjerë në gropë. Por ama jemi po ashtu të vetëdijshëm që edhe atyre duhet t’iu gjendemi më pranë. Pikërisht tani, sepse tani ekonomia ka filluar të xhirojë me një ritëm që nuk do të ndalet as në katër vitet e ardhshme. Dhe duke pasur të ardhura më të larta, do të rrisim pensionin minimal. Dhe ndërkohë do të shkojmë, sipas analizave që kemi bërë, në 400 euro pension mesatar, për ata me sigurime të plota”, deklaroi Rama.

Për kryeministrin, pensionistët janë të vetmit që “nuk jetojnë në guaskën e botës mediatike, por jetojnë në jetën reale”.

Rama thotë se për të gjitha këto arsye kjo shtresë e popullsisë më 11 maj do të votojë Partinë Socialiste.

“Pensionistët janë më të mirët në aritmetikë. Se këtu ka nisur edhe një kontestim i madh i aritmetikës. 7×7 bëjnë 42, tani doli që nuk bëjnë 42, bëjnë 6 milionë. Ndërsa ata nuk kalkulojnë vetëm pensionet e tyre, ata ndryshe nga të tjerë u mbeten sytë te bufi ndjekin edhe çfarë themi ne për ta dhe për këtë arsye, ata në shumicë do të votojnë Partinë Socialiste sepse e dinë që ne jemi seriozë”, tha Rama.

Burimi ATSH

Kina lehtëson rregullat e rimbursimit të taksave, për të nxitur blerjet e turistëve të huaj

Kina publikoi të dielën një sërë masash për të përmirësuar politikën e rimbursimit të taksave në nisje, me qëllimin për…

Global 360

Osmani: Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kina lehtëson rregullat e rimbursimit të taksave, për të nxitur blerjet e turistëve të huaj

Kina publikoi të dielën një sërë masash për të përmirësuar politikën e rimbursimit të taksave në nisje, me qëllimin për…