Rama: 686 milionë euro investime për zhvillimin e Fierit në 10 vitet e fundit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria e drejtuar prej tij ka realizuar më shumë për qarkun e Fierit në 10 vitet e fundit sesa të gjitha qeveritë e mëparshme së bashku.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria e drejtuar prej tij ka realizuar më shumë për qarkun e Fierit në 10 vitet e fundit sesa të gjitha qeveritë e mëparshme së bashku.

Gjatë një takimi me gratë dhe vajzat e Roskovecit, Rama theksoi se janë investuar gjithsej 686 milionë euro për ndërtimin e infrastrukturës rrugore, asaj energjetike, në arsim, shëndetësi dhe sektorë të tjerë.

Infrastruktura rrugore ka marrë një vëmendje të veçantë, me rreth 250 milionë euro të investuara në 373 projekte. Rama theksoi gjithashtu se janë rindërtuar 95% të rrugëve rurale në këtë qark.

Në fjalën e tij, Kryeministri u ndal dhe te projektet e rigjenerimit urban, të cilat, sipas tij, kanë sjellë një transformim të plotë të qytetit dhe i kanë dhënë atij një energji të re. Ai shtoi se qyteti, përpara investimeve, nuk kishte një shesh të denjë.

Për zhvillimin e turizmit, Rama tha se investimet llogariten 3,3 milionë euro.

Duke folur për infrastrukturën energjetike, kryeministri kujtoi situatën para vitit 2013, kur Partia Socialiste erdhi në pushtet. “Kur ne erdhëm në pushtet, në zemër të Tiranës, në mbrëmje, kur dilje për shëtitje, duhej të flisje me zë të lartë për të dëgjuar njëri-tjetrin, pasi zhurma e gjeneratorëve ishte e pandërprerë. Sot, vetëm në Fier janë investuar 85 milionë euro në 97 projekte për përmirësimin e infrastrukturës energjetike”, deklaroi ai.

Një tjetër sektor i rëndësishëm ka qenë ai i ujësjellësit, ku janë investuar 129 milionë euro në 110 projekte. Po ashtu, për arsimin, Rama informoi se janë investuar 37 milionë euro në 106 projekte, ndërsa gjatë këtyre 10 viteve janë ndërtuar mbi 400 shkolla. Ai njoftoi se në mandatin e katërt të qeverisjes, do të ndërtohen edhe 200 shkolla të tjera për të mbyllur kështu infrastrukturën arsimore në vend.

Për zhvillimin e bujqësisë, kryeministri informoi se janë investuar 129 milionë euro në 110 projekte.

Për kulturën, kryeministri tha se janë investuar 2,1 milionë euro në Fier, ndërsa për shëndetësinë, qeveria ka realizuar investime prej 49 milionë euro në 69 projekte. Rama përmendi ndërtimin e Spitalit Rajonal Memorial, i cili ofron shërbime të avancuara jo vetëm për banorët e Fierit, por edhe për të gjithë jugun e vendit.

Burimi ATSH

Rama në Patos: Më 11 maj fitore rekord në qarkun e Fierit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim elektoral në Patos në qarkun Fier.

Global 360

Osmani: Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama në Patos: Më 11 maj fitore rekord në qarkun e Fierit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim elektoral në Patos në qarkun Fier.