Rama: Po rrisim kapacitetet industriale në gjithë sektorët, nevojitet investim në burime njerëzore

Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria ka sot paga shumë të larta në sektorin energjetik, ku një pjesë e rëndësishme e meritës i takon dhe sektorit privat.


Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria ka sot paga shumë të larta në sektorin energjetik, ku një pjesë e rëndësishme e meritës i takon dhe sektorit privat.

Në një takim në Fier ku u prezantuan objektivat dhe arritjet në sektorin e energjisë, Rama u ndal te ndërgjegjësimi i sektorit privat në tërësi për rritjen e pagave dhe rëndësinë e burimeve njerëzore.

“Në tërësi kompanitë, sipërmarrësit shqiptarë e kuptuan që përpjekja për ta mësuar gomarin që të jetojë pa ngrënë, nuk është objektivisht e arsyeshme dhe momenti pastaj i ngordhjes së gomarit, kur pikërisht ti je i lumtur se ai nuk po ha më dhe ndërkohë po ngarkohet, iu afrua shumë afër shumë sipërmarrjeve. Ato e kuptuan që kolonat antike dhe dekoret me flori fals janë shumë më pak të rëndësishme për ecurinë e një sipërmarrjeje sesa burimet njerëzore. Investimi në makinën e 4-t ose në fuoristradën e 6-të, është më i paarsyeshëm sesa investimi te burimet njerëzore. Nuk ka të ardhme asnjë kompani në qoftë se nuk ka njerëzit”, u shpreh Rama.

Rama theksoi se për njëfarë kohe u besua nga sipërmarrja shqiptare që krahu i lirë i punës, do të mbetej përjetësisht një avantazh konkurrues.

“Edhe sot, shohim që pagat nuk janë më problemi kryesor, madje unë kam dëgjuar nga shumë sipërmarrës që thonë: “Ore, nuk është problem sa t’i jap. Problemi është të më vijë dhe të nënshkruajë kontratën për të më bërë punë dhe të jetë në gjendje të bëjë punën që dua. Pastaj s’e kam problem t’i jap një pagë shumë të mirë”. Në këto kushte duhet të gjejmë rrugët e bashkëpunimit edhe për të fuqizuar bazën e arsimit profesional, gjë që në këtë sektor ka nisur dhe do jetë shumë e vlefshme sa më shumë që të kalojë koha, se në fund të fundit ju bëni investime që janë “State of the art” në kuptimin më të mirë të fjalës”, shtoi ai.

Kryeministri theksoi se “disa nga investimet janë 100% standarde evropiane, ndaj ashtu siç janë bërë shpenzime të mëdha për investimet, duhen bërë shpenzime të konsiderueshme dhe për burimet njerëzore”.

“Nëse ne, nga pikëpamja e investimeve, ato që shohim që ju bëni sot ndjehemi kur vijmë në derën tuaj sikur jemi në Evropë, atëherë duhet ta kuptoni që edhe burimet njerëzore duhet t’i paguani si në Evropë, ndryshe nuk i ke dot. Do ulen pak marzhet e fitimit, por ama do garantohet fitimi afatgjatë”, shtoi ai.

Nga ana tjetër kryeministri u shpreh se vendi ndodhet në kushtet kur mund të mendojë seriozisht për rritjen e kapaciteteve industriale në të gjithë sektorët.

Rama u shpreh se po synohet rritja e kapaciteteve jo vetëm në sektorin e energjisë, por edhe në sektorin e bujqësisë, apo edhe të mbrojtjes, ku ka nisur një proces i ri i rilindjes ushtarake.

“Kjo në vetvete është një tregues shumë i qartë që jemi në një fazë krejt të re të vendit, por është shumë e rëndësishme që të gjejmë rrugë për të rritur cilësinë e burimeve tona njerëzore. Akademia e OSHE-së është një shembull që ka dhënë shumë rezultate pozitive dhe që na tregon shumë qartë se pa shumë shpenzime, mund të rrisësh kapacitetet e vendit qoftë në aspektin e sektorit publik, qoftë në aspektin e sektorit privat”, tha ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet projekti “EU for Democracy”, Peleshi: Kuvendi, rol kyç në rrugëtimin drejt BE

Projekti “EU for Democracy”, një partneritet mes Kuvendit të Shqipërisë, Bashkimit Europian dhe International IDEA, synon forcimin e rolit të…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet projekti “EU for Democracy”, Peleshi: Kuvendi, rol kyç në rrugëtimin drejt BE

Projekti “EU for Democracy”, një partneritet mes Kuvendit të Shqipërisë, Bashkimit Europian dhe International IDEA, synon forcimin e rolit të…