Rama në Berat: Kemi 11-fishuar numrin e fermerëve përfitues nga skemat e mbështetjes

Kryeministri theksoi se qeveria po nxit mbështetjen financiare në funksion të bashkimit dhe rritjes së ndërveprimit të fermerëve dhe pikave të grumbullimit dhe përpunimit.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste konfirmoi sot se është 11-fishuar numri i fermerëve që kanë përfituar mbështetje financiare nga shteti.

Në një takim me fermerët në Berat, Rama theskoi se ndërkohë qeveria po synon të shkojë në një nivel tjetër mbështteje për fermerët.

“Ne duam të rrisim mbështetjen pavarësisht se ka numra pozitivë shumëfishimesh qoftë në mbështetje financiare, qoftë në numër përfituesish. Është 11-fish numri i përfituesve. Janë rreth 67 mijë përfitues në raport me 5600 fermerë përfitues që ishte numri që ne kemi gjetur kur kemi marrë detyrën”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se qeveria po nxit mbështetjen financiare në funksion të bashkimit dhe rritjes së ndërveprimit të fermerëve dhe pikave të grumbullimit dhe përpunimit.

“Sot më vjen shumë mirë që kemi në dispozicion për ju një instrument të ri financiar, 250 milionë euro linjë financimi inovative e Bankës së Shqipërisë që ju mundëson të gjithë sipërmarrësve në fshat apo atyre që duan të nisin sipërmarrje, qoftë në prodhim apo në agropërpunim, grumbullim dhe agroturizëm, që të marrin kredi me 70% kolateral të garantuar nga shteti dhe me një normë interesi më pak se 3%”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se nëpërmjet AZHBR-së që e shoqëron këtë proces, qeveria mbështet këdo që ka nevojë për asistencë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kumbaro: Lezha model pozitiv në menaxhimin e plazheve, sfidë rritja e flukseve dhe shtimi i hapësirave publike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vijoi sot inspektimet në bashkitë bregdetare, duke u ndalur në bashkinë e Shëngjinit.

Global 360

Negociatorët e SHBA-së dhe BE-së diskutojnë tarifat tregtare

Negociatorët tregtarë të SHBA-së dhe BE-së kane nisur sot në Paris – negociatat për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tensionuar…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Kumbaro: Lezha model pozitiv në menaxhimin e plazheve, sfidë rritja e flukseve dhe shtimi i hapësirave publike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vijoi sot inspektimet në bashkitë bregdetare, duke u ndalur në bashkinë e Shëngjinit.