Rama me kandidatët e Vlorës: Skuadër e re për Shqipërinë në BE, në PS ka vend për të gjithë

Kryeministri Edi Rama, njëherësh edhe kryetari i Partisë Socialiste u shpreh sot gjatë takimit me kandidatët për deputetë të qarkut Vlorë se skuadra e përzgjedhur në këtë qark për zgjedhjet e 11 majit ka një harmonizim të shkëlqyer mes ambicies, qëllimeve dhe shoqërisë së përbërë nga komunitete, prejardhje dhe opinione jo gjithmonë të njëjta.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh edhe kryetari i Partisë Socialiste u shpreh sot gjatë takimit me kandidatët për deputetë të qarkut Vlorë se skuadra e përzgjedhur në këtë qark për zgjedhjet e 11 majit ka një harmonizim të shkëlqyer mes ambicies, qëllimeve dhe shoqërisë së përbërë nga komunitete, prejardhje dhe opinione jo gjithmonë të njëjta.

Kryeministri Rama tha se “përtej çdo individi në vetvete, kjo skuadër ka cilësi që nuk i ka pasur asnjëherë më parë në qarkun e Vlorës. Besoj se është një cilësi që e reflektojnë edhe skuadrat e qarqeve të tjera, por këtu në Vlorë është specifike. Ka një harmonizim të shkëlqyer midis ambicies dhe qëllimeve tona, dhe shoqërisë së përbërë nga komunitete, prejardhje dhe opinione jo gjithmonë të njëjta”.

Kreu i PS shprehu besimin se “me këtë skuadër i japim qarkut të Vlorës një ofertë që nuk ja kemi dhënë më parë me këtë lloj larmie dhe me kaq shumë mundësi për të zgjedhur edhe brenda skuadrës, duke i folur të gjithë komuniteteve, duke dhënë mesazhin e qartë që askush nuk duhet të ndihet as i pa përfaqësuar, as i papërfillur”.

Sipas tij, harmonizimi i karaktereve, figurave dhe sfondeve të ndryshme të eksperiencës është i arrirë. “Meritë për këtë ka drejtuesi politik i këtij qarku, Bledi Çuci i cili në muajt që ka qëndruar që kur mori detyrën ka bërë një qëmtim të kujdesshëm të realitetit duke kapërcyer barrierat tradicionale që ka vendosur PS e territorit duke hapur dhe jo mbyllur dyert e kësaj force politike”, theksoi ai.

“Më vjen mirë që në një skuadër ne kemi edhe eksperiencën, që përfaqësohet nga Damiani, Vullneti dhe risitë që vijnë qoftë nga nivelet më të larta të drejtimit të PS-së si Pirro, por edhe nga vetë komuniteti që përfaqësohet këtu me socialistet 24 karatë, Brunën, Brisidën, Evisin dhe nga disa vajza dhe gra që vijnë qoftë nga ajo pjesë e shoqërisë që e mbështet jo symbyllur si Eriona, që i ka të bardhë si dylbi pirati, siç është Ina, Tesi, që ka studiuar në SHBA prej shumë vitesh, Zamira që përfaqëson më në fund komunitetin e botës universitare të Vlorës, por nga ana tjetër edhe dikë që në angazhimin e vet politik e ka parë PS si një forcë për t’u kritikuar dhe kundërshtuar dhe në një periudhë kohore ka qenë në anën tjetër të kampit politik, që është pozitive për ne. Është një mesazh që ne duhet ta thellojmë për t’ju thënë atyre që vijnë nga prirje të ndryshme prej tonave, që ne jemi një hapësirë ku ka vend për të gjithë dhe PS nuk është qëllim në vetvete i atyre që janë brenda saj, por një mjet i atyre që janë brenda, por edhe atyre që mund ta përdorin për qëllime të mëdha”, vijoi Kryeministri.

Kreu i PS theksoi në fjalën e tij me kandidatët e PS për qarkun Vlorë se kampi socialist ka dy qëllime të mëdha: “Shtyrja deri në fund e procesit të negociatave me BE dhe rritja e cilësisë së jetës, atraksionin e ofertës që ka Vlora, Saranda, Delvina, Konispoli, Finiqi, Selenica, për t’i dhënë një fuqi të shtuar komuniteteve, ekonomisë vendore, jetës sociale etj.”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.