AIDA në panairin e Francës: Shqipëria promovohet si destinacion investimesh në pasuri të paluajtshme

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) merr pjesë për herë të parë në MIPIM 2025, panairin më të rëndësishëm ndërkombëtar të pasurive të paluajtshme, i cili mbahet në Palais des Festivals në Cannes, Francë, nga data 10 deri më 14 mars 2025.


Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) merr pjesë për herë të parë në MIPIM 2025, panairin më të rëndësishëm ndërkombëtar të pasurive të paluajtshme, i cili mbahet në Palais des Festivals në Cannes, Francë, nga data 10 deri më 14 mars 2025.

Pjesëmarrja e AIDA në këtë event synon të prezantojë projektet arkitekturore dhe mundësitë e investimit në Shqipëri në sektorin e pasurive të paluajtshme, duke e vendosur vendin në hartën globale të investimeve në këtë sektor.

Në stendën e saj, AIDA përfaqëson katër kompani shqiptare të sektorit: Concord Investment, TDT & Partners, Rozafa-A dhe E&A Investment, të cilat prezantojnë projekte të rëndësishme për zhvillimin urban dhe arkitekturor në Shqipëri.

MIPIM mbledh çdo vit liderët më të mëdhenj të industrisë së pasurive të paluajtshme, përfshirë investitorë, zhvillues, arkitektë, urbanistë dhe përfaqësues të autoriteteve publike nga e gjithë bota. Ky panair është një mundësi e rëndësishme për të diskutuar trendet më të fundit të sektorit, për të adresuar sfidat e tregut dhe për të krijuar partneritete të reja në nivel ndërkombëtar.

Gjatë pjesëmarrjes në MIPIM 2025, AIDA ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Miami Association of REALTORS, organizatën e famshme të profesionistëve të pasurive të paluajtshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo marrëveshje synon promovimin e Shqipërisë si një destinacion tërheqës për investime në pasuri të paluajtshme, duke krijuar mundësi të reja bashkëpunimi dhe shkëmbimi informacioni me një rrjet global profesionistësh të kësaj industrie.

Miami Association of REALTORS përfaqëson rreth 60,000 profesionistë të fushës dhe ka marrëveshje me 279 organizata ndërkombëtare në mbi 70 vende të botës. Kjo platformë do të ndihmojë në rritjen e vizibilitetit të tregut shqiptar të pasurive të paluajtshme, duke e bërë atë më të aksesueshëm për investitorët e huaj.

MIPIM është një nga panairet më të mëdha të pasurive të paluajtshme në botë, duke mbledhur mbi 20,000 delegatë nga e gjithë bota.

Ky panair tërheq investitorë që menaxhojnë mbi 4 trilionë euro në asete, duke e bërë atë një platformë kyçe për marrëveshje të mëdha investimesh. Pjesëmarrësit vijnë nga 90 vende, përfshirë investitorë, zhvillues, autoritete publike, arkitektë dhe profesionistë të tjerë të sektorit.

Gjithashtu, në MIPIM prezantohen mbi 300 stenda ekspozuese, ku vendet, qytetet dhe kompanitë promovojnë projektet e tyre më të fundit dhe krijojnë mundësi të reja bashkëpunimi.

Burimi ATSH

“Vitet pariziane të Hasan Tahsinit”

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, më 29 shtator 2026, në ambientet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Vitet pariziane të Hasan Tahsinit”

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, më 29 shtator 2026, në ambientet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë…