Rrezikuan të mbyten në det, policia shpëton dy turistet kroate në Velipojë

Dy turiste nga Kroacia janë shpëtuar nga policia pasi rrezikuan që të mbyteshin në Velipojë, si pasojë e dallgëve të shumta në det.


Dy turiste nga Kroacia janë shpëtuar nga policia pasi rrezikuan që të mbyteshin në Velipojë, si pasojë e dallgëve të shumta në det.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, pas marrjes së njoftimit nga shtetasi francez B. D., i cili kishte dalë me not në breg të detit në Pulaj, Plazh Velipojë, i cili kërkonte ndihmë për dy turiste nga Kroacia, shtetaset I. K., dhe I. Sh., të cilat si pasojë e dallgëve të shumta, lundra me të cilën lundronin po largohej drejt thellësisë dhe për këtë shkak u rrezikohej seriozisht jeta”, njoftoi policia.

“Policia e Velipojës në bashkëpunim me Postën Kufitare Velipojë dhe me ndihmën e Policisë Malazeze të cilët ndërhynë menjëherë me helikopter dhe një mjet lundrues, bënë të mundur nxjerrjen nga deti me një mjet lundrues të Policisë malazeze të dy turisteve kroate, të cilat po dërgohen për ndihmë mjekësore në Ulqin, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin falënderojnë Policinë malazeze për reagimin në kohë dhe ndihmën për lokalizimin dhe shpëtimin e dy turisteve.

ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: E vërteta për AKSHI-n duhet pritur me durim vetëm nga drejtësia

Kryeministri Edi Rama ndau sot raportin e Bankës Botërore për nivelin e transformimit digjital të sektorit publik, i cili e…

Global 360

Osmani për Krishtlindje në Janjevë: Kosova është më e fortë falë solidaritetit

Në festat e fundvitit, kur vlerat njerëzore marrin kuptim më të thellë dhe shtëpitë mbushen me ngrohtësi, presidentja Vjosa Osmani…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: E vërteta për AKSHI-n duhet pritur me durim vetëm nga drejtësia

Kryeministri Edi Rama ndau sot raportin e Bankës Botërore për nivelin e transformimit digjital të sektorit publik, i cili e…