Ish-Komanda e Gardës rijetësohet në qendër trashëgimie, Rama: Atraksion dhe vlerë e shtuar në kryeqytet

Godina e ish-Komandës së Gardës së Republikës, do të transformohet në qendrën “Trashëgimia për të gjithë – Garda”, falë bashkëpunimit të Bashkisë së Tiranës me Qendrën Shqiptare të Trashëgimisë.


Një qendër e re kulturore, në një infrastrukturë tërësisht moderne, do t’i shtohet kryeqytetit, si ekspozuese dhe promovuese e vlerave të traditës dhe artit shqiptar.

Godina e ish-Komandës së Gardës së Republikës, do të transformohet në qendrën “Trashëgimia për të gjithë – Garda”, falë bashkëpunimit të Bashkisë së Tiranës me Qendrën Shqiptare të Trashëgimisë.

Rijetësimi i kësaj godine dhe kthimi i saj në një qendër kulturore, të vetëqëndrueshme, për zhvillimin e krijimtarisë përmes kulturës dhe dijes, do të mundësojë promovimin e vlerave të traditës dhe vlerave kulturore unike, nxitjen e aktiviteteve artistike, kulturore dhe edukative në kryeqytet dhe krijimin e mjediseve të përshtatshme për zhvillimin e disiplinave në fushën e restaurimit, trashëgimisë kulturore dhe akademike, edukimit dhe shkencave humane.

Qendra e Gardës do të jetë një atraksion dhe një vlerë e shtuar në Tiranë që do të ruajë, konservojë dhe do të mundësojë aksesin e publikut në një seri objektesh me vlera të rralla dhe të veçanta për historinë, traditën, kulturën dhe artin shqiptar, objekte këto në pronësi të subjekteve private.

Për të inspektuar ecurinë e punimeve ishte sot në terren, Kryeministri Edi Rama, së bashku me nënkryetaren e bashkisë Anuela Ristani dhe përfaqësues të grupit që po punon për projektin.

“Secila nga këto gjetjet është një periudhë e veçantë e historisë, që nga periudha osmane, në njërin krah janë medaljet, në njërin krah janë flamujt. Shpjegimet janë dygjuhëshe, shqip dhe anglisht, me idenë që më vonë t’i bëjmë elektronike. Njëra nga sallat është e përhershme. Këtu po mblidhen koleksione, jo vetëm të një personi, janë të të gjithë koleksionistëve, flamujt dhe medaljet e Shqipërisë në të gjithë kohërat. Salla tjetër do jetë pjesërisht e përhershme, pjesërisht me ekspozita, galeri arti, dikush që sjell një ekspozitë me koleksione tematike.

E gjithë pjesa e hollit do të jetë me ngjyrë të kuqe. Këtu çdo gjë është origjinale dhe jo riprodhime. Është një laborator restaurimi, një bibliotekë albanologjke që kanë lidhje me Shqipërinë dhe libra koleksionimi, pra për gjithë të rinjtë që duan katalogë e këto gjëra. Do të jetë gati brenda muajit mars, me idenë që të përfundojë para sezonit turistik, që të jetë sa më atraktiv për këtë sezon turistik”, – shpjegoi koleksionisti Artan Lame, lidhur me mënyrën se si do të organizohen mjediset ekspozuese.

Ndërkohë, nënkryetarja e bashkisë Anuela Ristani tha se mënyra e organizimit do të jetë njësoj si tek Piramida, me qendër, ku bashkia merr pjesë dhe ka një bord që funksionon me vendimmarrje në aktivitete të përbashkëta.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama u shpreh se ky muze do të jetë një atraksion i jashtëzakonshëm që do të ofrojë informacion për shtetin shqiptar në një mënyrë mjaft origjinale.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali, kurorë tek busti i Skënderbeut në komunën e Çairit në Shkup

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës dyditore në Maqedoninë e Veriut, u ndal…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali, kurorë tek busti i Skënderbeut në komunën e Çairit në Shkup

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës dyditore në Maqedoninë e Veriut, u ndal…