Zhvillimi i industrisë së turizmit, pagat shpesh më të larta edhe se në vendet europiane

Gladiola Dona, eksperte dhe trajnere në sektorin e hoteleri-turizmit, diplomuar në Austri në drejtimin “Turizëm”, dëshmon qartë zhvillimin dhe pagat konkurruese që sektori po ofron.


Teksa Shqipëria po i afrohet anëtarësimit në Bashkimin Europian, qeveria e ka kthyer në mision kthimin e shqiptarëve që emigruan jashtë për kushte më të mira pune e jetese.

“Puno dhe jeto, aty ku ke zemrën”, është panairi që do të hapë dyert ditën e nesërme në Greqi, për të prezantuar mundësitë dhe potencialin për rikthim e investim në atdhe të shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Greqi.

Gladiola Dona, eksperte dhe trajnere në sektorin e hoteleri-turizmit, diplomuar në Austri në drejtimin “Turizëm”, dëshmon qartë zhvillimin dhe pagat konkurruese që sektori po ofron.

“Shqipëria nuk është më siç e lashë unë disa vite më parë kur u largova. Tashmë ka sot dhjetëra hotele me 5 yje, dhe ofrojnë standarde fantastike për të punuar në këtë sektor. Madje pagat janë të krahasueshme me vendet europiane e nganjëherë edhe më të larta, sepse industria po zhvillohet”, thotë ajo.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, i cili përcolli mesazhin e Gladiolës, u bëri thirrje shqiptarëve në Greqi të vizitojnë panairin.

“Ju presim nesër në Athinë, Technopolis, në Panairin e Punës, ku do të njiheni me oferta pune dhe punëdhënës të sektorit. Eja dhe ti, bëhu pjesë e një industrie në rritje”, tha ministri.

2024-a ka rezultuar një tjetër vit rekord për turizmin me 11.7 milionë vizitorë të huaj.

Shqipëria renditet e para në listën e destinacioneve europiane me rritjen më të shpejtë të turizmit për vitin 2024, duke lënë pas shtete si Turqia, Danimarka, Portugalia, Luksemburgu, Malta dhe mjaft vende të rajonit.

Ajo ofron një kombinim unik të qyteteve historike, fshatrave tradicionale dhe peizazheve mbresëlënëse, duke e bërë një destinacion tërheqës në hartën turistike të Mesdheut, ku përveç Tiranës, sugjerohen patjetër Gjirokastra dhe Berati, të dyja pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Po ashtu, vendi konsiderohet edhe një alternativë e vlefshme dhe e përballueshme krahasuar me vendet e tjera të Mesdheut.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Serbia e humbi Kosovën, lumenjtë ndjekin gjeografinë dhe jo bisedat diplomatike

Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj deklaratave të Beogradit në lidhje me devijimin e lumit Ibër

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Serbia e humbi Kosovën, lumenjtë ndjekin gjeografinë dhe jo bisedat diplomatike

Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj deklaratave të Beogradit në lidhje me devijimin e lumit Ibër