Lirohet nga detyra prefekti i Elbasanit, Ali Mysliu, zëvendësohet nga Ilir Bejtja

Ilir Bejtja në periudhën shtator 2009-maj 2013 ka qenë deputet i Parlamentit të Shqipërisë për qarkun e Elbasanit.


Këshilli i Ministrave vendosi sot lirimin e Ali Mysliut nga detyra e prefektit të qarkut të Elbasanit dhe emërimin e Ilir Bejtjes në këtë pozicion.

Në vendimin e qeverisë thuhet se ky ndryshim bëhet në mbështetje të ligjit “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, dhe me propozimin e Ministrit të Brendshëm.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Ilir Bejtja në periudhën shtator 2009-maj 2013 ka qenë deputet i Parlamentit të Shqipërisë për qarkun e Elbasanit. AI ka qenë pedagog në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit nga viti 1998 e në vazhdim, me kohë të plotë e të pjesshme në lëndët e Marketingut.

Ilir Bejtja ka mbajtur gjithashtu postin e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Takimi i kësaj jave Kinë – SHBA shpresë për një bashkëpunim të frytshëm për ekonominë, sigurinë dhe teknologjinë globale

Presidenti Xi Jinping dhe Presidenti Donald Trump pritet të takohen nga data 13 deri në 15 Maj. Samiti vjen në…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Takimi i kësaj jave Kinë – SHBA shpresë për një bashkëpunim të frytshëm për ekonominë, sigurinë dhe teknologjinë globale

Presidenti Xi Jinping dhe Presidenti Donald Trump pritet të takohen nga data 13 deri në 15 Maj. Samiti vjen në…