Rama: Linçimi publik ndaj Veliajt, i neveritshëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “përkohësisht di që Erion Veliajt i cënohet jeta e tij familjare nga gjyqi publik i bërë jo nga institucionet përkatëse por nga të gjithë ata që janë angazhuar në atë gjyq. I cënohet dinjiteti nga prokurorë dhe gjykatës të ulur nëpër klube mediatike apo të fshehur pas ekraneve të portaleve dhe socialeve.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “përkohësisht di që Erion Veliajt i cënohet jeta e tij familjare nga gjyqi publik i bërë jo nga institucionet përkatëse por nga të gjithë ata që janë angazhuar në atë gjyq. I cënohet dinjiteti nga prokurorë dhe gjykatës të ulur nëpër klube mediatike apo të fshehur pas ekraneve të portaleve dhe socialeve. Këtë e di me siguri”.

Gjatë konferencës së fundvitit, Rama tha se “linçimi publik i Kryetarit të Bashkë është i neveritshëm dhe kërkimi i gijotinës për të është skandaloz”.

I pyetur nga gazetarët lidhur me hetimet e SPAK ndaj Veliajt, Rama tha se “nuk bën përjashtim askush nga ajo që unë kam thënë që në fillim. Nuk bëj koment për çështje që i takojnë institucioneve të drejtësisë. Mund të bëj koment për ndonjë vendim të formës së presë siç kam bërë për një shpifës recitdv për një vendim që ka qenë një nga vendimet më të drejta më të mirëseardhura për mua në këtë vend ku shpifja është bërë mbret dhe e vërteta është kthyer në skllav. Sa i përket rastit konkret nuk bën përjashtim. Por ama është pak po e sigurt që linçimi publik i Kryetarit të Bashkisë është i neveritshëm dhe që kërkimi i gijotinën për të është skandaloz”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Falë ndërhyrjes së shpejtë u mbrojt Parku Arkeologjik i Bylisit nga zjarri

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, shprehu mirënjohje për të gjitha strukturat shtetërore dhe emergjencat civile që u…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadori Dredha në ceremoninë zyrtare të themelimit të shoqatës “Alba Health” në Zyrih

Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Ermal Dredha , mori pjesë në ceremoninë zyrtare të themelimit të shoqatës "Alba Health" në…